Sekretari i Përgjithshëm
Arbër Ademi

Arbër Ademi ka lindur më 25.09.1985 në Kumanovë.
Në vitin 2004 regjistrohet si student në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në Fakultetin Juridik, dhe studimet i përfundon me sukses të lartë në vitin 2008.
Në po të njëjtin vit fillon studimet pasdiplomike në të njëjtin universitet, në drejtimin juridiko-civil, dhe merr titullin magjistër në vitin 2010, ndërsa në vitin 2015 përfundon studimet e doktoraturës pranë Universitetit të Tiranës.
Gjatë angazhimit të tij në veprimtarinë politike në radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, ka ushtruar funksione të ndryshme shtetërore dhe partiake, si: Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane, Zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës, si dhe Ministër i Arsimit dhe Shkencës. Gjatë mandatit si deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka qenë koordinator i grupit parlamentar të BDI-së, Kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, si dhe anëtar i disa komisioneve të tjera të rëndësishme parlamentare.
Po ashtu, ka qenë i përfshirë në grupe të ndryshme punuese në fushën legjislative dhe është autor i artikujve të shumtë shkencorë si dhe librave universitarë nga fusha juridike.
Ushtron detyrën e profesorit inordinar pranë Universitetit të Tetovës.
Në kuadër të angazhimit partiak, mandatin paraprak ka qenë nënkryetar dhe zëvendëszëdhënës i Bashkimit Demokratik për Integrim, ndërsa nga data 20 dhjetor 2025 ushtron funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Flet gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze.
Arbër Ademi është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.
Kontakt:
E-mail: arber.ademi@bdi.mk

1 Comment