Kryetari Ahmeti, priti Ministren e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali, në selinë e BDI-së

Tetovë, 23 dhjetor 2025

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me kryetarin e ASH-së, Arben Taravari, dhe nënkryetarin e BDI-së, Bujar Osmani, pritën në takim Ministren e Jashtmet ë Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, bashkëbiseduesit zhvilluan një diskutim të hapur mbi zhvillimet aktuale politike, marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm institucional në funksion të stabilitetit rajonal dhe perspektivës evropiane.

Gjatë takimit, u nënvizua rëndësia jetike e Marrëveshja Paqësore e Ohrit si gurthemel i demokratizimit, stabilitetit dhe progresit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Takimi u zhvillua në frymë mirëkuptimi dhe respekti të ndërsjellë dhe u përmbyll me një drekë pune.

https://www.facebook.com/share/p/1ZtyXLngx8

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…