
Muharrem Asani, i lindur më 11 maj 1979 në Shkup, ku edhe jeton, është jurist me përvojë shumëvjeçare në administratën publike dhe në sektorin institucional të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Angazhimin profesional e fillon në vitin 2011 në Ndërmarrjen Publike “Rrugët e Maqedonisë”, si Shef i pikave pagesore. Në periudhën 2012–2014 ushtron detyrën e Këshilltarit për operacione financiare në kabinetin e Drejtorit të Përgjithshëm të Fondit të Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore, ndërsa nga viti 2014 deri në vitin 2020 mban funksionin e Shefit të Kabinetit të Drejtorit të Përgjithshëm të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor. Gjatë viteve 2020–2021 ka shërbyer si Këshilltar për çështje financiare i Drejtorit të Përgjithshëm të këtij institucioni. Në periudhën 2021–2024 ka ushtruar funksionin e Zëvendësdrejtorit të Drejtorisë së Doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në aspektin politik, që nga viti 2002 është aktiv në Bashkimin Demokratik për Integrim, ku ndër të tjera ka ushtruar detyrën e Nënkryetarit të Forumit Rinor të BDI-së në Çair. Nga viti 2022 është Kryetar i Degës së BDI-së – Butel dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, ndërsa në periudhën 2026–2030 është emëruar dhe rizgjedhur në të njëjtin funksion, si dhe anëtar i strukturave qendrore të partisë.
Gjithashtu, ka qenë anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të Sigurimeve Shoqërore (ISSA) dhe anëtar i Bordit Drejtues të Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”. Zotëron gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze dhe shquhet për aftësi të theksuara menaxhuese, organizative dhe komunikuese, si dhe për përvojë në punë nën përgjegjësi të lartë.

1 Comment