Këshilli i Përgjithshëm

Anëtar i zgjedhur i Këshillit të Përgjithshëm

Gazmend Mehmedi

Gazmend Memedi, i lindur më 19 qershor 1982 në Gostivar, rrjedh nga fshati Debresh, ku ka kaluar fëmijërinë dhe ka marrë bazat e para të edukimit dhe formimit të tij personal. Arsimin fillor e ka përfunduar në Shkollën Fillore “Faik Konica” në vendlindje. Arsimin e mesëm e ka vazhduar në shkollën e mesme të mjekësisë “Nikolla Shtejn” në Tetovë, të cilën e ka përfunduar në vitin 2001. Gjatë vitit të maturës, në maj të vitit 2001, në një periudhë të ndjeshme për kombin, ai vendosi t’i bashkohej Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Pas kësaj periudhe, angazhimi i tij vazhdoi në jetën politike dhe shoqërore. Ai ka marrë pjesë në kuvendin themelues të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe, që nga 5 qershori i vitit 2002, është anëtar i kësaj partie, duke qenë pjesë e saj që nga dita e themelimit.

Në korrik të vitit 2003, filloi karrierën e tij profesionale duke u punësuar në Sh.A. “Postat e Maqedonisë së Veriut”, ku vazhdon të kontribuojë me përkushtim dhe përgjegjësi.

Nga viti 2017 deri në vitin 2021 ka qenë i zgjedhur këshilltar komunal në Komunën e Gostivarit, ku ka kontribuar në përfaqësimin e interesave të qytetarëve dhe në proceset vendimmarrëse në nivel lokal.

Në jetën personale, Gazmend Memedi është i martuar dhe baba i dy vajzave, Melek dhe Albana, të cilat përbëjnë burimin kryesor të motivimit dhe përkushtimit të tij në jetë.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti deputetin Vengu në sëlinë e BDI-së

Tetovë, 12 maj 2026 Kryetari Ali Ahmeti takoi z. Pirro Vengu, ish-Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe deputet i Kuvendit…

Këshilli i Përgjithshëm

Anëtare e zgjedhur e Këshillit të Përgjithshëm Shqipdona Mazari Shqipdona Mazari është lindur në Strugë. Ajo është një studente e përkushtuar dhe…

Këshilli i Përgjithshëm

Anëtar i zgjedhur i Këshillit të Përgjithshëm Sadush Arifi Sadush Arifi, i lindur në vitin 1979 në fshatin Radushë, Komuna e Sarajit,…