Genti Lika

Genti Lika ka lindur me 29 dhjetor 1997   dhe jeton në Tetovë, Republika e Maqedonisë së Veriut. Arsimin fillor e ka përfunduar në Shkollën Fillore “Naim Frashëri” në Tetovë, ndërsa arsimin e mesëm në Kolegjin “Yahya Kemal”. Studimet deridiplomike i ka përfunduar në Marketing dhe Menaxhim Biznesi në Universitetin e Evropës Juglindore, ndërsa aktualisht është në përfundim të studimeve pasuniversitare(Master) në lëminë e Marketingut dhe Menaxhmentit
në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Është profesionist i motivuar me përvojë të gjerë në menaxhim projektesh, mbështetje ekzekutive, shitje, shërbim ndaj klientëve dhe analiza të të dhënave. Aktualisht është i angazhuar në M-NAV (Shërbimi i Navigacionit Ajror i Maqedonisë së Veriut) si Konsulent për Planifikim dhe Implementim Projektesh, ku kontribuon në zhvillimin e projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e aviacionit, në bashkëpunim me institucione shtetërore dhe partnerë ndërkombëtarë, në përputhje me standardet e Eurocontrol dhe ICAO.

Që nga viti 2016 është i angazhuar aktivisht në jetën politike. Fillimisht ka shërbyer si anëtar i Kryesisë së Forumit Rinor në Nëndegën “Teqe”, ndërsa në periudhën 2022–2025 ka qenë anëtar i Kryesisë së Këshillit Vendor “Teqe”, duke kontribuar në organizimin lokal dhe proceset vendimmarrëse. Gjatë vitit 2025, si përfaqësues i Këshillit Vendor të lagjes Teqe, ka marrë pjesë si delegat në votimin për Kryetarin e Forumit Rinor të Degës së Tetovës. Po ashtu, në Kongresin e V-të të Bashkimit Demokratik për Integrim është zgjedhur anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të partisë, si dhe anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm.

Zotëron certifikime ndërkombëtare për gjuhën angleze (IELTS), si dhe certifikata profesionale nga Google në Marketing Digjital, E-commerce dhe Analizë të të Dhënave.

Flet rrjedhshëm shqipen, maqedonishten dhe anglishten dhe posedon aftësi të avancuara në teknologji informative, si dhe kompetenca të forta në menaxhim projektesh, analizë të të dhënave, planifikim strategjik, komunikim dhe marrëdhënie me klientë.

Gjendja civile: i martuar, baba i një fëmije.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…