
Emir Sulejmani, i lindur më 13.06.1987 në Tetovë, Republika e Maqedonisë së Veriut.
Shkolla fillore “Pashko Vasa”, Grupçin, shkolla e mesme Gjimnazi “Kiril Pejçinoviq” Tetovë.
Studimet deridiplomike i ka përfunduar në Universitetin e Tetovës, Fakulteti Juridik, ndërsa titullin magjistër i Shkencave Juridike e ka fituar në Universitetin Evropian Shkup, Fakulteti i shkencave Juridike, me punim master me titull, ” Mbrojtja e lirive dhe të drejtave të qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në prizmin e praktikës së Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut”
Përvoja e punës:
2007–2017 Udhëheqës, kompani private, AID-ASKO KOMERC ShPK (menaxhimi i aktiviteteve të kompanisë)
2017-2019 Këshilltar i posaçëm i zëvendës Kryeministrit, Sekretariati për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
2019-2023 udhëheqës, Kompani private, AID-ASKO KOMERC ShPK (menaxhimi i aktiviteteve të kompanisë)
2023-2024 Drejtor Gjenaral, Drejtoria për udhëheqjen e librave amzë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shkup
Trajnime dhe seminare:
Zhvillimi i personalitetit (2017)
Rritja e ndërgjegjësimit për sigurinë e informacionit të kompanive si një segment i rëndësishëm i mbrojtjes së korporatave (2019)
Përdorimi i egzaminimit të poligrafit: problemet dhe sfidat aktuale për policinë, prokurorinë publike, gjykatat, avokaturën dhe bashkësinë e korporatave (2019)
Siguria e korporatave në kushtet e Pandemisë COVID-19 (2020)
Aftësi dhe njohuri tjera:
I certifikuar për Jurisprudencë (Ministria e Drejtësisë, 2019)
I cetrifikuar me provim notariati (Ministria e Drejtësisë, 2023)
Biografia partiake:
Nga viti 2005 anëtar i Bashkimit Demokratik për Integrim, 2022-2025 Kryetar i Degës së BDI-së në Komunën e Zhelinës si dhe anëtar i Kryesisë Qëndrore.
Në Dhjetor të vitit 2025 anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, ndërsa nga Janari i vitit 2026 Kryetar i Degës së BDI-së në Komunën e Zhelinës.
I martuar dhe prind i tre fëmijëve.
email: emirsulejmani13@gmail.com

1 Comment