Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm

Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm

Muharem Xhezairi

Muharem Xhezairi është i lindur në vitin 1970 në fshatin Reçicë e Madhe, Tetovë. Arsimin fillor e përfundoi në vendlindje, ndërsa arsimin e mesëm në Gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë. Ka studiuar Pedagogji në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës dhe mban titullin Profesor i Pedagogjisë. Më tej përfundoi studimet master në Programin e Psikologjisë, Fakulteti Filozofik, Universiteti i Tetovës, duke marrë titullin Magjistër i Psikologjisë me drejtim arsimor.

Që nga viti 1997 punon si pedagog në Shkollën Fillore Komunale “Përparimi”, ku vazhdon të kontribuojë në edukimin e fëmijëve dhe zhvillimin e praktikave mësimore. Prej vitit 2018 është i angazhuar gjithashtu si asistent në Programin Studimor të Psikologjisë në Universitetin e Tetovës. Ka shërbyer si mësues i komunitetit me organizatën “Mjekët pa Kufij” dhe ka qenë anëtar aktiv i bordit rajonal për modernizimin e arsimit në Maqedoninë e Veriut. Po ashtu, ka qenë kryetar i Shoqatës së Pedagogëve Shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe anëtar i Komisionit për njohje, ekuivalencë dhe nostrifikim të dokumentacionit për arsimin fillor dhe të mesëm. Autor i disa artikujve shkencorë dhe pjesëmarrës i rregullt në seminare, punëtori dhe debate profesionale në fushën e arsimit.

e-mail: muharemxhezairi@gmail.com

Related posts

Këshilli i Përgjithshëm

Anëtare e zgjedhur e Këshillit të Përgjithshëm Shqipdona Mazari Shqipdona Mazari është lindur në Strugë. Ajo është një studente e përkushtuar dhe…

Këshilli i Përgjithshëm

Anëtar i zgjedhur i Këshillit të Përgjithshëm Gazmend Mehmedi Gazmend Memedi, i lindur më 19 qershor 1982 në Gostivar, rrjedh nga fshati…

Këshilli i Përgjithshëm

Anëtar i zgjedhur i Këshillit të Përgjithshëm Sadush Arifi Sadush Arifi, i lindur në vitin 1979 në fshatin Radushë, Komuna e Sarajit,…