Ylldrita Salihi

Ylldrita Salihi, e lindur me 12.02.1992, është  matematikane dhe pedagoge universitare me formim të avancuar akademik dhe përvojë shumëvjeçare në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe angazhim institucional. Studimet e dokturës në fushën e  Matematikës, modelimit matematikor dhe zbatimit nëpër fusha të ndryshme të shkencës, i ka përfunduar në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup  në  vitin 2023, me disertacion në fushën e metodave numerike për ekuacionet diferenciale fraksionare. Studimet master dhe deridipllomike i ka përfunduar në Universitetin e Tetovës, në Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore.

Gjatë karrierës profesionale ka qenë e angazhuar në mësimdhënie në arsimin fillor, të mesëm dhe universitar. Ka ushtruar detyrën e profesoreshës së matematikës në disa institucione arsimore në Tetovë, si dhe ka qenë asistente universitare në Universitetin e Tetovës dhe në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup. Aktualisht është e punësuar në Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore në Universitetin e Tetovës si Docent i Shkencës në Matematikë, aty ku njëherit ushtron edhe detyrën e udhëheqësit të katedrës!

Aktiviteti shkencor përfshin një numër të konsiderueshëm publikimesh në revista ndërkombëtare dhe pjesëmarrje në konferenca shkencore, me fokus në sistemet dinamike jolineare fraksionale,  implementimi dhe vizualizimi në modele të ndryshme matematike, ekuacionet diferenciale  të zakonshme dhe fraksionare me theks në zgjidhjet analitike dhe numerike të tyre.

Paralelisht  karrierës akademike, ka një angazhim të vazhdueshëm dhe aktiv politik.

Angazhimin politik e ka nisur si këshilltare në Komunën e Tearcës në periudhën 2017-2021, duke kontribuar në proceset vendimmarrëse lokale dhe në përfaqësimin e interesave të qytetarëve. Më pas ka qenë kandidate për deputete në Zonën Zgjedhore 6, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021,  me kontribut dhe theks të veçantë në promovimin e politikave për zhvillim, barazi dhe përfaqësim të drejtë. Ka ushtruar funksionin e Kryetares së Sekretariatit për Mundësi të Barabarta (dega Tearcë) në kuadër të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), si dhe njëkohësisht funksionin e Sekretares së Degës, duke kontribuar në avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave në politikë.

Aktualisht është anëtare e Këshillit të Përgjithshëm dhe e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm së BDI-së, ku vazhdon të jetë e angazhuar në hartimin dhe zbatimin e politikave strategjike të partisë.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…