Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm

Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm

Besnik Rameti

Prof. dr. Besnik Rameti është përfaqësues i brezit të ri të intelektualëve shqiptar në Maqedoninë e Veriut, i cili ka ndërtuar një profil të admirueshëm publik, falë angazhimit shumëvjeçar si mësimdhenës, studiues, aktivist politik dhe anëtar i shumë shoqatave kulturore dhe artistike.

Arsimi dhe përvoja profesionale: Besnik Rameti është i lindur më 6 tetor 1982 në Shkup, rrjedh nga një familje e njohur atdhetare, që ka shërbyer dhjetra vite në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja. Studimet deridiplomike, të magjistraturës dhe të shkallës së tretë- doktoraturës i ka kryer në Universitetin e Tetovës. Është doktor i shkencave të historisë dhe në fokus të studimeve ka Pozitën e shqiptarëve në Shkup dhe rrethinë.

Fillimisht ka punuar si profesor i historisë në disa shkolla të mesme në Shkup, kurse prej vitit 2008 është angazhuar vullnetarisht si mësimdhenës në Gjimnazin “Koço Racin” në Veles.

Nga viti 2018, është i punësuar në Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup (ITSHKSH), ku ka udhëhequr Departamentin e Historisë dhe është anëtar i Këshillit të Institutit. Nga viti akademik 2020/2021 është i angazhuar si mësimdhenës part-time në Universitetin e Tetovës. Është autor dhe bashkëautor i shumë botimeve, punimeve shkencore, monografive dhe përmbledhjeve të dokumentave arkivore që trajtojnë historinë e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Angazhimi politik: Angazhimi politik i Prof.dr. Besnik Rameti është i hershëm dhe i shumëanshëm. Është njëri nga themeluesit e nëndegës së Bashkimit Demokratik për Integrim në fshatin Rashçe në vitin 2002. Është anëtarë i Degës së BDI-së në Saraj dhe ka qënë nënkryetar i Forumit Rinor. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011 ka qenë kandidat për deputet të BDI-së në Njësinë Zgjedhore 1. Gjatë përiudhes 2013-2017 ka qënë anëtar i jashtëm i Këshillit Mbikqyrës në Ndërrmarrjen Publike “Higjienës Komunale” të Shkupit. Nga dhjetori i vitit 2025 është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe Kryesisë sëj Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

Është i martuar dhe prind i dy fëmijëve.

Related posts

Këshilli i Përgjithshëm

Anëtare e zgjedhur e Këshillit të Përgjithshëm Shqipdona Mazari Shqipdona Mazari është lindur në Strugë. Ajo është një studente e përkushtuar dhe…

Këshilli i Përgjithshëm

Anëtar i zgjedhur i Këshillit të Përgjithshëm Gazmend Mehmedi Gazmend Memedi, i lindur më 19 qershor 1982 në Gostivar, rrjedh nga fshati…

Këshilli i Përgjithshëm

Anëtar i zgjedhur i Këshillit të Përgjithshëm Sadush Arifi Sadush Arifi, i lindur në vitin 1979 në fshatin Radushë, Komuna e Sarajit,…