Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm

Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm

Isamedin Azizi

Prof. Dr. Isamedin Azizi (Këshilltar shkencor / Profesor ordinar në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup)

I lindur më 13 maj 1973 në Shkup, ku kreu shkollimin fillor dhe të mesëm. Në vitin 2001 kreu studimet në universitetin “Shën Qirili dhe Metodi” – Shkup, Fakulteti Filozofik – Instituti i Historisë. Në këtë universitet, në vitin 2009 magjistroi me temën “Shqiptarët ne Ballkan 1912-1920”, ndërsa më 2013, doktoroi me temën “Raportet ndërmjet Shqipërisë dhe Mbretërisë së SKS-së/Jugosllavisë 1918-1939” dhe mori titullin doktor i shkencave historike.

Karriera e tij profesionale fillon si profesor gjimnazi (2002 – 2004, “Zef  Lush Marku” – Shkup), për të vazhduar si hulumtues shkencor në “Institutin e Historisë Nacionale” – Shkup, universiteti “Shën Qirili dhe Metodi” (2004 – 2019). Nga viti 2019 e deri më sot punon në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve” – Shkup. Sot mban thirrjen shkencore Këshilltar shkencor/Profesor ordinar të cilën e mori në vitin 2022. Në cilësinë e hulumtuesit shkencor ka qenë bartës dhe pjesëmarrës në disa projekte kërkimore-shkencore nga fusha e historisë dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore me karakter ndërkombëtar dhe nacional. Karriera e tij akademike dhe profesionale shënon një numër të konsiderueshëm të publikimeve të artikujve shkencorë dhe botimeve të monografive në cilësinë e autorit dhe bashkautorit. 

Gjatë karrierës së tij akademike, është angazhuar si ligjërues në disa universitete në vend dhe në Kosovë. Është angazhuar po ashtu edhe në cilësinë e këshilltarit shtetëror për shkencë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Nga viti 2021-2024 ka qenë anëtar i “Komisionit të përbashkët multidisiplinar të ekspertëve për çështje historike dhe arsimore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë”.

Related posts

Qendra Analitike Hulumtuese "Abdilaqim Ademi"

Drejtoreshë Fatjona Geci Fatjona Geci ka lindur në Tropojë, Republika e Shqipërisë. Shkollën e mesme e ka përfunduar në Tiranë. Studimet e…

Këshilli i Përgjithshëm

Anëtare e zgjedhur e Këshillit të Përgjithshëm Shqipdona Mazari Shqipdona Mazari është lindur në Strugë. Ajo është një studente e përkushtuar dhe…

Këshilli i Përgjithshëm

Anëtar i zgjedhur i Këshillit të Përgjithshëm Gazmend Mehmedi Gazmend Memedi, i lindur më 19 qershor 1982 në Gostivar, rrjedh nga fshati…