Ardita Dani

Ardita Dani ka lindur më 28 dhjetor 1981 në Manastir. Shkollimin fillor e ka përfunduar në fshatin Zajaz, ndërsa arsimin e mesëm në Gjimnazin e Kërçovës. Studimet universitare i ka kryer në Fakultetin Juridik të Universitetit Shtetëror të Tetovës, ku ka diplomuar në vitin 2005. Në vazhdim, në vitin 2012, ka magjistruar në drejtimin civil në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Nga viti 2012 deri në vitin 2017, ka qenë e angazhuar si asistente në Fakultetin Juridik të Universitetit Shtetëror të Tetovës, në studimet e disperzuara në Kërçovë, duke kontribuar në procesin mësimor dhe akademik. Paralelisht me angazhimin profesional, ajo ka qenë aktive edhe në jetën politike dhe shoqërore.

Në vitin 2013 u zgjodh këshilltare komunale në Këshillin e Komunës së Kërçovës nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, duke ushtruar njëkohësisht edhe detyrën e koordinatorit të grupit të këshilltarëve të BDI-së. Aktiviteti i saj politik u zgjerua më tej në vitin 2014, kur u zgjodh anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, ndërsa në vitin 2016 u zgjodh kryetare e Forumit të Gruas të BDI-së në Kërçovë. Në vitin 2017, ajo u rizgjodh për mandatin e dytë si këshilltare komunale, duke vazhduar edhe koordinimin e grupit të këshilltarëve të BDI-së.

Në aspektin profesional, në vitin 2018 u punësua si bashkëpunëtore profesionale në SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” – Filiala Kërçovë. Një vit më pas, në vitin 2019, u zgjodh kryetare e degës së BDI-së në Kërçovë dhe njëkohësisht anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Në vitin 2021 u emërua drejtoreshë e Ndërmarrjes Publike për Furnizim me Ujë “Studençica” – Kërçovë, funksion të cilin e ushtroi deri në vitin 2024, duke udhëhequr proceset menaxheriale dhe institucionale të ndërmarrjes. Në vitin 2022 u zgjodh anëtare e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, ndërsa në vitin 2023 u konfirmua për mandatin e dytë si kryetare e degës së BDI-së në Kërçovë.

Nga viti 2025 është e punësuar në Komunën e Kërçovës, ku aktualisht ushtron detyrën e ndihmës udhëheqëse të sektorit për Arsim, Kulturë, Sport, Shëndetësi, Mbrojtje Sociale dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, duke kontribuar në hartimin dhe zbatimin e politikave publike në këto fusha me rëndësi të veçantë shoqërore.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…