
Ejup Abazi ka lindur më 4 prill 1976. Ai jeton në Studeniçan, Shkup, në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Arsimin fillor e ka përfunduar në Shkollën Fillore “Naim Frashëri” në Studeniçan, ndërsa shkollimin e mesëm e ka ndjekur në Medresenë “Isa Beu” në Shkup gjatë viteve 1990–1994. Në vitin 1995 ka ndjekur kursin e gjuhës turke.
Studimet universitare i ka vazhduar në Universitetin Uludağ në Bursa, në Fakultetin Teologjik. Gjatë periudhës 1996–2001 ka përfunduar ciklin e parë të studimeve në Teologji, ndërsa nga viti 2001 deri në vitin 2003 ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve në drejtimin Filozofia e Religjionit.
Angazhimin profesional e ka nisur në vitin 2004, duke punuar si sociolog në Shkollën Fillore “Naim Frashëri” në Studeniçan, detyrë të cilën e ka ushtruar deri në vitin 2009. Paralelisht, gjatë periudhës 2005–2009, ka qenë edhe Këshilltar Komunal në Këshillin e Komunës së Studeniçanit, duke kontribuar në proceset vendimmarrëse lokale.
Nga viti 2009 deri në vitin 2021 ka ushtruar funksionin e Udhëheqësit të Njësisë së Resurseve Njerëzore në Komunën e Studeniçanit. Më pas, nga viti 2021 deri në vitin 2025, ka qenë Udhëheqës i Njësisë së Resurseve Njerëzore në Ministrinë e Drejtësisë, pranë Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhës.
Në vitin 2025 është zgjedhur Kryetar i Komunës së Studeniçanit.

1 Comment