
Albert Tahiri ka lindur më 6 janar 1987 në Tetovë. Shkollimin fillor e ka përfunduar në Shkollën Fillore “Sami Frashëri” në fshatin Pirok, ndërsa arsimin e mesëm në Gjimnazin e Tetovës. Studimet universitare i ka kryer në Fakultetin Ekonomik të Universitetit Shtetëror të Tetovës.
Në aspektin profesional, nga viti 2010 deri në vitin 2012 ka qenë i punësuar në Postat e Maqedonisë së Veriut, ndërsa që nga viti 2012 është i punësuar në Elektrodistribuimi SHPKNJP.
Angazhimin politik e ka nisur në vitin 2009 si pjesë e Forumit Rinor. Gjatë kësaj periudhe ka ushtruar funksionin e kryetarit të këshillit vendor në Pirok, dega Bogovinë, si dhe rolin e shefit të shtabit zgjedhor.
Më 20 dhjetor 2025 është zgjedhur Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm. Flet gjuhët shqipe, maqedonase dhe angleze. Albert Tahiri është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

1 Comment