Sedat Ahmeti, Kryetar i Degës së Çashkës

Sedat Ahmeti, i lindur më 03.05.1988. Shkollimin fillor e ka përfunduar në fshatin Jabollçishtë e Epërme, ndërsa arsimin e mesëm në qytetin e Gostivarit, në SHMK Gostivar. Studimet universitare i ka vazhduar në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në drejtimin Ekonomi Biznesi, ndërsa studime të mëtejshme ka ndjekur edhe në International University of Struga (IUST).

Angazhimi i tij politik fillon në vitin 2009, ku që nga ajo kohë ka qenë aktiv në pothuajse të gjitha proceset zgjedhore dhe aktivitetet politike. Nga viti 2011 deri në vitin 2016 ka qenë pjesë e listave për këshilltar komunal, duke kontribuar në përfaqësimin dhe organizimin politik në nivel lokal.

Në aspektin profesional, Sedat Ahmeti ka qenë i punësuar në Komunën e Çashkës si koordinator projektesh nga viti 2011 deri në vitin 2016, ku ka kontribuar në realizimin dhe menaxhimin e projekteve lokale me rëndësi për zhvillimin e komunës.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, ai ishte i renditur i dyti në listën për deputet, duke treguar besimin dhe mbështetjen politike që gëzon brenda strukturave partiake dhe elektoratit.

Gjithashtu, ai është zgjedhur anëtar i degës përmes procesit demokratik “Një anëtar – një votë”, duke qenë pjesë aktive e strukturave organizative të partisë.

Në zgjedhjet e fundit lokale ka qenë shef i shtabit komunal, ku për herë të parë kryetari i Komunës së Çashkës u zgjodh shqiptar.

Aktualisht, Sedat Ahmeti është i punësuar në Drejtorinë për të Hyra Publike në qytetin e Velesit, ku vazhdon angazhimin e tij profesional dhe institucional.

Në të njëjtën kohë, ai mbetet i angazhuar në jetën politike dhe shoqërore, duke kontribuar në zhvillimin e komunitetit dhe në proceset demokratike në vend.

Related posts

Shefket Kadri, Kryetar i Degës së Studeniçanit

Shefket Kadri ka lindur më 4 qershor 1991 në Kalmar të Suedisë. Ai jeton në fshatin Batinçë, në territorin e qytetit të…

Këshilltarët e Kryetarit

Këshilltar për Marrëdhënie me Shtetet e Bashkuara të Amerikës Shemshedin (Sam) Beqiri Shemshedin (Sam) Beqiri ka lindur në Kërçovë më 7 nëntor…

Këshilltarët e Kryetarit

Këshilltar Politik Xhelil Bajrami Xhelil Bajrami është një figurë me përvojë të gjatë në politikë, diplomacy dhe biznes. I lindur më 21…