Anëtar i zgjedhur i Këshillit të Përgjithshëm
Abdul Selam Selami

Abdul Selam Selami ka lindur më 22 janar 1984 në Shkup, në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai ka përfunduar studimet universitare në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”. Aktualisht është në fazën e studimeve të doktoraturës në Universitetin Shtetëror të Sofjes, në drejtimin e së Drejtës Ndërkombëtare, duke thelluar më tej përgatitjen e tij akademike në fushën juridike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.
Në aspektin profesional, Selami është i pajisur me provimin e Jurisprudencës si dhe me provimin e Noterit, kualifikime që dëshmojnë përgatitjen e tij të avancuar në profesionin juridik dhe administrativ. Gjatë karrierës së tij ka mbajtur disa funksione të rëndësishme në administratën publike. Ai ka shërbyer si inspektor në Drejtorinë për të Ardhura Publike (DAP), më pas si zëvendësdrejtor në IPARD, si dhe zëvendësdrejtor në Drejtorinë për të Ardhura Publike. Gjithashtu, ka ushtruar detyrën e drejtorit të Byrosë për Metrologji, duke kontribuar në drejtimin dhe zhvillimin e institucioneve publike në vend.
Përveç angazhimit profesional, Abdul Selam Selami është aktiv edhe në jetën publike dhe politike. Në zgjedhjet e fundit lokale ai ishte bartës liste për Këshillin e Qytetit të Shkupit, ku u zgjodh këshilltar. Aktualisht ushtron edhe funksionin e Koordinatorit të Këshilltarëve të AKI në Këshillin e Qytetit të Shkupit, duke luajtur një rol të rëndësishëm në koordinimin dhe përfaqësimin politik në nivel lokal.

1 Comment