Anëtare e zgjedhur e Këshillit të Përgjithshëm
Besarta Alija

Besarta Alija, e lindur më 04.01.2000 në Prishtinë, Republika e Kosovës, studimet universitare i ka përfunduar në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, në Fakultetin e Shkencave Teknike, ku është diplomuar në programin studimor Doganë, Shpedicion dhe Sigurime. Aktualisht është në përfundim të studimeve pasdiplomike në drejtimin Inxhinieri Ekonomike dhe Menaxhment.
Pavarësisht moshës së re, Besarta ka ndërtuar një përvojë solide profesionale prej 5 vitesh në sektorin e financave në një kompani private, ku mban përgjegjësi në menaxhimin e këtij sektori. Ajo zotëron njohuri të mira gjuhësore, duke njohur tre gjuhë të huaja, si dhe angazhohet si përkthyese e gjuhës angleze dhe turke në kuadër të veprimtarisë së saj profesionale.
Në aspektin shoqëror dhe politik, Besarta Alija është angazhuar aktivisht në përfaqësimin dhe fuqizimin e të rinjve. Ajo ka ushtruar funksionin e nënkryetares së Forumit Rinor të Çairit, ku ka kontribuar në organizimin dhe promovimin e iniciativave rinore, si dhe në avancimin e rolit të të rinjve në proceset vendimmarrëse. Gjithashtu, ka qenë kandidate për deputete në zgjedhjet e fundit parlamentare, duke përfaqësuar një alternativë të re dhe duke sjellë në fokus çështjet që lidhen me të rinjtë, zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e politikave publike.

6 Comments