Anëtar i zgjedhur i Këshillit të Përgjithshëm
Hamdi Sherifi

Hamdi Sherifi ka lindur në Kumanovë. Arsimin fillor e përfundoi në Shkollën Fillore “Faik Konica” në Sllupçan, Komuna e Likovës, ndërsa arsimin e mesëm në Gjimnazin “Goce Dellçev” në Kumanovë. Studimet universitare i ndoqi në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ku diplomoi në Fakultetin Pedagogjik në vitin 2007.
Karrierën profesionale e ka ndërtuar në administratën publike. Nga viti 2008 deri në vitin 2016 ishte i punësuar në Ministrinë e Kulturës. Nga viti 2016 deri në vitin 2023 punoi në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Në periudhën 2023–2025 u zgjodh drejtor i Ndërmarrjes Komunale Publike për ujësjellës dhe kanalizim “PENDA” në Likovë, ndërsa nga dhjetori i vitit 2025 ushtron detyrën e drejtorit të NKP “PISHA” në Likovë.
Krahas angazhimit profesional, Sherifi është aktiv edhe në jetën politike dhe publike. Që nga viti 2002 është anëtar i Bashkimit Demokratik për Integrim, ndërsa në vitin 2017 u zgjodh anëtar i Këshillit Vendor Orizare–Likovë. Nga shkurti i vitit 2025 mban postin e kryetarit të Këshillit Vendor Orizare, Dega Likovë. Më 20 dhjetor 2025 është zgjedhur anëtar i Këshillit të Përgjithshëm.
Hamdi Sherifi është i martuar dhe prind i tre fëmijëve.
