Anëtar i zgjedhur i Këshillit të Përgjithshëm
Liridon Useini

Liridon Useini ka lindur më 16 nëntor 1994 dhe vjen nga Komuna e Zhelinës. Ai është jurist me profesion dhe njëkohësisht i angazhuar aktivisht në jetën publike dhe politike në vend.
Studimet universitare i ka përfunduar në fushën e drejtësisë, ndërsa studimet pasuniversitare në diplomaci. Aktualisht është duke ndjekur edhe studimet e dyta të magjistraturës në fushën e Shkencave Politike.
Gjatë angazhimit të tij politik dhe institucional, ai ka mbajtur funksione të rëndësishme në nivel lokal dhe qendror. Për një mandat katërvjeçar ka shërbyer si Kryetar i Këshillit të Komunës së Zhelinës, ku ka kontribuar në proceset vendimmarrëse dhe në zhvillimin e politikave lokale. Po ashtu, ka qenë Kryetar i Forumit Rinor në nivel republikan, duke udhëhequr iniciativa dhe aktivitete që synojnë fuqizimin e rolit të të rinjve në jetën politike dhe shoqërore.
Ai ka qenë gjithashtu i angazhuar në institucione publike, organizata të shoqërisë civile dhe iniciativa të ndryshme që promovojnë zhvillimin demokratik, lidershipin dhe pjesëmarrjen qytetare.
Gjatë veprimtarisë së tij, ka marrë pjesë në një numër të madh konferencash, forumesh dhe trajnimesh kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e politikave publike, lidershipit, diplomacisë dhe komunikimit publik.
Në kuadër të angazhimit të tij akademik, është autor i punimeve shkencore që trajtojnë çështje të rëndësishme shoqërore dhe politike, përfshirë fenomenologjinë dhe etiologjinë e vetëvrasjeve në rajonin e Pollogut, si dhe kontributin e Bashkimit Evropian në luftën kundër korrupsionit në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Liridon Useini është gjithashtu pjesë e gjeneratës së parë të Akademisë për Politika Publike, një program nëntëmujor për zhvillimin e kapaciteteve në hartimin dhe analizën e politikave publike. Pas përfundimit të këtij programi, ai mban statusin Alumni i Akademisë për Krijimin e Politikave Publike.
