Anëtare e zgjedhur e Këshillit të Përgjithshëm
Alma Abduli Selimi

Alma Abduli Selimi, e lindur më 19 korrik 1987 në Gostivar, arsimin fillor e përfundoi në shkollën “Bashkimi” në Gostivar, ndërsa arsimin e mesëm në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “SHMKM” në Gostivar.
Në periudhën 2006–2010 u diplomua në Universitetin e Evropës Juglindore, në drejtimin Punë dhe Politikë Sociale, ndërkohë që paralelisht përfundoi edhe studimet në Administratë Publike. Në vitet 2021–2023 përfundoi studimet pasuniversitare në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, në drejtimin Juridik.
Pas përfundimit të studimeve universitare, ajo u angazhua në disa organizata joqeveritare, ku punoi si supervizore në hulumtimin dhe realizimin e projekteve të ndryshme shoqërore.
Në vitin 2012 u punësua në Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Që nga viti 2021 është e angazhuar në Qendrën për Punë dhe Politikë Sociale në Gostivar.
Angazhimin e saj politik e ka nisur që në moshën 18-vjeçare në Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), ku ka qenë edhe kandidate për këshilltare. Më 20 dhjetor 2025 është zgjedhur anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së.
Gjatë gjithë kësaj periudhe ka qenë aktive në debate publike dhe ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme ndërkombëtare, duke trajtuar tema të rëndësishme shoqërore dhe politike.
Zotëron aftësi të mira komunikimi dhe flet disa gjuhë të huaja, përfshirë gjuhën shqipe, maqedonase, angleze, turke, serbe dhe boshnjake.
Është e martuar dhe nënë e dy vajzave, Eda (17 vjeçe) dhe Amina (12 vjeçe).
Email: alma_abduli@live.com

1 Comment