Anëtar i zgjedhur i Këshillit të Përgjithshëm
Bekim Maksuti

Bekim Maksuti, i lindur më 15 janar 1978 në Tetovë, me prejardhje nga Shipkovica, është një profesionist dhe akademik i shquar në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, me një karrierë të pasur në institucionet shtetërore dhe në arsimin e lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Arsimin fillor e përfundoi në shkollën “Rexhep Voka” në Shipkovicë, ndërsa arsimin e mesëm në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë. Studimet universitare i ndoqi në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostoloski” në Shkup, ku u diplomua si oficer i këmbësorisë. Më pas, ai vijoi ngritjen e tij akademike në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, në Institutin për Studime të Sigurisë, Paqes dhe Mbrojtjes, ku përfundoi studimet master në fushën e sigurisë, paqes dhe zhvillimit, si dhe doktoraturën në shkencat e sigurisë. Në rrjedhën e karrierës akademike, ai ka avancuar në thirrjet shkencore nga docent (2013), profesor inordinar (2019), deri në proces për përzgjedhje si profesor ordinar në Universitetin e Tetovës (2026).
Karrierën profesionale e nisi në strukturat e Armatës së Republikës së Maqedonisë, ku shërbeu fillimisht si komandant togu në Brigadën e Dytë të Këmbësorisë së Mekanizuar, për të vazhduar më pas si zëvendëskomandant kompanie në Regjimentin për Operacione Speciale, në Bataljonin Renxher, gjatë periudhës 2004–2011. Paralelisht, në fillimet e karrierës së tij, ai ishte i angazhuar edhe në Universitetin e Tetovës si bashkëpunëtor (asistent i ri) në lëndën e Mbrojtjes dhe Sigurisë.
Nga viti 2011 deri në vitin 2015, Bekim Maksuti mbajti disa funksione të rëndësishme si në institucionet shtetërore ashtu edhe në ato akademike, përfshirë pozitën e drejtorit në Departamentin për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe angazhime si asistent dhe profesor në Akademinë Ushtarake dhe në Universitetin privat “FON” në Shkup. Në të njëjtën periudhë, ai ishte i përfshirë aktivisht edhe në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe më pas në Universitetin e Evropës Juglindore si asistent profesor.
Angazhimi i tij në fushën akademike dhe kërkimore u zgjerua më tej përmes rolit si ndihmës drejtor në Institutin për Studime Politike dhe Ndërkombëtare në Shkup (2012–2015), si dhe si profesor në Kolegjin “Juridika” në Prishtinë (2015–2017) dhe në Universitetin UBT në Prishtinë (2016–2020).
Në planin institucional dhe politik, ai shërbeu si zëvendësministër i mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën 2016–2020, duke kontribuar në zhvillimin e politikave të sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Më pas, nga viti 2020 deri në vitin 2024, ai ushtroi detyrën e drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, duke udhëhequr dhe koordinuar sistemin e menaxhimit të emergjencave dhe mbrojtjes civile në vend.
Që nga viti 2024, Bekim Maksuti është i angazhuar si profesor në Universitetin e Tetovës, duke vazhduar kontributin e tij në edukimin dhe formimin e kuadrove të rinj në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Me një përvojë të gjerë profesionale dhe akademike, ai përfaqëson një profil të konsoliduar të një eksperti të sigurisë dhe një pedagogu të përkushtuar.
Bekim Maksuti zotëron aftësi të avancuara profesionale dhe një përvojë të gjerë ndërkombëtare në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Ai komunikon rrjedhshëm në gjuhën angleze, ndërsa posedon njohuri të gjuhës gjermane të certifikuara sipas standardit STANAG 1110 nga Ambasada Gjermane në Shkup, si dhe njohuri të gjuhës frënge.
Në aspektin e teknologjisë, ai është i familjarizuar me përdorimin e platformave kompjuterike dhe programeve bazë, duke përfshirë paketën Windows dhe aplikacionet e Microsoft Office si Word, Excel, Access, Outlook dhe PowerPoint, si dhe përdorimin e mjeteve të navigimit në internet.
Gjatë karrierës së tij, ai ka marrë pjesë në një numër të madh konferencash, trajnimesh dhe programesh ndërkombëtare të avancuara, të organizuara nga institucione vendore dhe ndërkombëtare. Ka qenë pjesëmarrës në konferenca ndërkombëtare për siguri në Shkup, si dhe në shumë seminare dhe punëtori profesionale. Për kontributin e tij është vlerësuar me medalje për merita të posaçme nga Departamenti i Shtetit i SHBA-ve në vitin 2009.
Ai ka ndjekur trajnime të specializuara, përfshirë kursin intensiv të gjuhës gjermane, kursin themelor të njësive speciale turke, trajnime në të drejtën humanitare ndërkombëtare dhe ligjin për konflikt të armatosur si instruktor, si dhe programe të avancuara me forcat e Marinës Amerikane. Gjithashtu, ka qenë pjesëmarrës në dy misione paqeruajtëse në Irak, si dhe në një sërë trajnimesh dhe vlerësimesh nga strukturat e NATO-s.
Përvoja e tij ndërkombëtare përfshin pjesëmarrje në simpoziume të NATO-s në Oberammergau të Gjermanisë, në programet e Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s në Romë, në Institutin Ndërkombëtar të Drejtësisë në Njuport të SHBA-ve, si dhe në Samitin e NATO-s në Çikago. Gjithashtu, ka ndjekur programe për menaxhimin e burimeve në Monterej të Kalifornisë.
Ai posedon leje drejtimi për kategoritë B dhe C, si dhe është i pajisur me certifikatë sigurie të kategorisë “Besueshme” dhe certifikatë të NATO-s.
Përveç angazhimeve profesionale, Bekim Maksuti ka interesa të gjera kulturore dhe sportive. Ai preferon muzikën popullore, rock dhe pop, si dhe muzikën klasike. Në kohën e lirë merret me aktivitete sportive si alpinizmi, skijimi, shahu, aktivitetet e mbijetesës dhe futbolli. Gjithashtu, ai ka interes të veçantë për udhëtimet, duke preferuar vizitat në vende historike dhe antike.
PUBLIKIMET
- Maksuti B., (2026), Ballkani Perëndimor ndërmjet Konflikteve, Mosmarrëveshjeve dhe Integrimeve – Një Qasje nga Perspektiva e Teorive Politike Bashkëkohore dhe Organizatave Ndërkombëtare. Arbëria Dizajn, Tetovë, 2026.
- Maksuti B., (2026), “Same Path, Different Destiny? The European Integration Journey of Albania and North Macedonia (2001–2025)”. Academicus international Scientific journal, Vol.17, Issue 33, pp: 187-201. http://dx.medra.org/10.7336/academicus.2026.33.10
- Maksuti B., (2025), From Integration to Resilience: Rethinking Euro-Atlanticism in the Post-Ukraine European Order. European Scientific Journal, Vol. 21, No. 35, pp.25-35, https://doi.org/10.19044/esj.2025.v21n35p25
- Maksuti B., (2025), “Ukraine Crisis Between Russia’s Expansion, US Promises, and Missing European Agenda” Balkan Research Journal, Vol. 2 No. 2, pp: 37-50, : https://doi.org//10.69648/QMQZ8908
- Maksuti B., (2025), Solidarity In Crisis: The Role Of Disaster Diplomacy In Promoting Good Neighborly Relations In The Western Balkans”, Contemporary Macedonian Defence, Vol.25, No.49, pp: 93-106, UDK 502.1-027.511:394(497-15):[327.7(100), https://www.mod.gov.mk/contemporary-macedonian-defense/
- Maksuti B., (2025), “The Role Of Small States In Collective Security: Lessons From North Macedonia’s Nato Membership”, 6. Bilsel International Turabdin Scientific Researches And Innovation Congress Book, pp: 818-829, Bilsel Publishing, ISBN: 978-625-92709-6-8, https://bilselkongreleri.com/
- Maksuti B., Ahemedi S., (2025), “Bolstering Fatigue, Reform Inaction And The Future Of Eu Integration In The Western Balkans”, 8. Bilsel International Efes Scientific Researches And Innovation Congress Book, pp: 1242-1256, Bilsel Publishing, ISBN: 978-625-8531-03-9, https://bilselkongreleri.com/
- Maksuti B., (2025), “Leadership And Security Governance In The Era Of Hybrid Threats: Lessons From The Ukraine Crisis For European Strategic Autonomy”, 6. Bilsel International Kibyra Scientific Researches Congress, pp: 1833-1848, Bilsel Publishing, ISBN: 978-625-8531-09-1, https://bilselkongreleri.com/
- Maksuti B., & others (2023), “Changes, Challenges And Resilience Of Civil Protection During Covid 19”, 1st Proceedings of the International Conference, Skopje, Protection and Rescue Directorate, ISBN 978608-67053-0-5, https://www.dzs.gov.mk
- Republic of Macedonia paths to the European Union – Macedonian Art and Scientific Academy Arber Ademi, Bekim Maksuti, Ylber Sela. 2016, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë, Shkup, 2016
- Political System In The Republic Of Macedonia And EU – NATO Membership Challenges, European Scientific Journal May 2016 edition vol.12, No.14 ISSN: 1857 – 7881 (Print) e – ISSN 1857- 7431, (co-author with Jusuf Zejneli).
- Challenge of the European Union’s Energy Security Approach, Academicus
International Scientific Journal, January,Year 2015, Nr. 11, ko-autorё me Prof. dr. Ylber Sela. - “First World War: Lessons learned from the Western Europe countries and their implementation to the Balkan region”, Konferencё e organizuar nga ISPN, Shkup Qershor 2014.
- “Intervistё” nё revistёn mujore tё ministrisё sё mbrojtjes – MBUROJA”, Nr.54 Shkurt 2014,
- “Studim mbi pozitёn e femrave nё forcat e armatosura tё vendeve tё Balkanit Perendimorё”- Projekt i UNDP dhe SEECAC, Beograd, Podgoricё, Sarajevё dhe Shkup 2014,
- “EU vs. NATO between COOPERATION and CLASH on security issues” – Revista e Ministrisё sё Mbrojtjes, “Makedonska Nacionalna Odrana”, Nr.25, Shkup Dhjetor 2013,
- “Mundёsitё e vendeve tё Ballkanit Perendimor – Ku tё filohet?”, Tryezё e Rrumbullakёt CEENA, Sarajevё 28.10.2013
- “Rrjeti i femrave nё mbrojtje – Integrimi i prespsektivёs gjinore nё reformat e sektorit tё sigurisё nё Ballkanin Perendimor”- ko-autore me d-r Zhanet Ristoska, nё revistёn mujore tё ministrisё sё mbrojtjes – MBUROJA”, Nr.49 Shtator 2013,
- “Peace Support Operation and Women – Case Study R. Macedonia”, Revista e Ministrisё sё brojtjes” Makedonska Nacionalna Odrana”, numёr shtesё me rastin e konferencёs “Barazia Gjinore”, Shkup Shtator 2013,
- “Klauzevici nё dritёn e mendimeve mbi teorite bashkёkohore ushtarake” – Revista e Ministrisё sё Mbrojtjes, “Makedonska Nacionalna Odrana”, Nr.22, Shkup Dhjetor 2011,
- “The future of EU Enlargement: Challenge Call – Western Balkans Countries and Turkey”, nё Vienё Euroakademia, ko-autorё me Prof. d-r. Ylber Sela, Dhjetor 2011,
FJALIME DHE PUBLIKIME TJERA
- “Women’s Network in the Defense – Gender Equality and Security Sector Reforms in Western Balkan”- coauthor with Zhanet Ristoska PhD, monthly journal “SHTIT”, No.49 September 2013,
- “Opportunities of the West Balkans Countries – where to start”, speech at workshop organized by CEENA, Sarajevo 28.10.2013,
- “Study about women’s position in the armed forces of the countries from Western Balkan”- Project of UNDP and SEECAC, Belgrade, Podgorica, Sarajevo and Skopje 2014,
- Interview in monthly MoD journal “SHTIT”, No.54 February 2014,
- “Wells Summit – NATO back the original idea” – KOHA Daily journal in Republic of Macedonia, 11.September 2014.
- “SOCIAL, POLITICAL AND ECONOMIC CHANGE IN THE WESTERN BALKANS” “MANAGING DIVERSITY” – NATIONAL, ETHNIC AND RELIGIOUS DIFERENT IDENTITIES OF THE WESTERN BALKAN COUNTRIES SHOULD NOT BE OBSTACLE FOR EU AND NATO INTEGRATION. “Europe Inspiring” – 19th International Conference of Young Scholars, 2015, Prague.
- “Invitation for Montenegro’s membership and disappointment for Macedonia” – KOHA Daily journal in Republic of Macedonia, 5 December 2015.
LIBRA DHE RECENZIONE LIBRASH
- Women, War and Law – Arjeta Ramadani
- Vienna Congress and the Balkans: 200 year later – conference proceedings book
- Bashkim Selmani, SISTEMET E SIGURISË, Furkan 2016, Shkup.
- Përmbledhje punimesh nga konferenca ndërkombëtare, “Energy security and environmental challenges in Western Balkan – Case study R. of Macedonia”,
