Këshilli i Përgjithshëm

Anëtar i zgjedhur i Këshillit të Përgjithshëm

Fuat Spahiju

Fuat Spahiju, i lindur më 31 tetor 1984 në Dibër, është jurist dhe profesionist me përvojë të gjatë në administratën publike dhe në jetën lokale institucionale. Arsimin fillor dhe të mesëm i përfundoi në vendlindje, ndërsa studimet universitare i kreu në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në Fakultetin Juridik, ku u dallua me sukses të lartë akademik, duke përfunduar me notë mesatare 9.6.

Karrierën profesionale e filloi në vitin 2008 si asistent i ri part-time në Fakultetin Juridik të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, angazhim të cilin e ushtroi deri në vitin 2010. Paralelisht, në periudhën 2009–2013 ishte i punësuar në Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, ku kontribuoi në proceset institucionale të integrimit dhe përfaqësimit.

Nga viti 2013 është i punësuar në Fondin për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Njësinë Rajonale në Dibër, ku ka ndërtuar një karrierë të qëndrueshme në sektorin e sigurimeve shëndetësore. Në periudhën 2020–2024 ka ushtruar funksionin e udhëheqësit të kësaj njësie, duke menaxhuar dhe koordinuar proceset administrative dhe shërbimet për qytetarët në nivel rajonal. Në nivel lokal, Spahiju ka qenë aktiv në përfaqësimin institucional të qytetarëve, duke shërbyer si anëtar i Këshillit të Komunës së Dibrës në periudhën 2017–2021, ndërsa nga viti 2021 deri në vitin 2024 ka ushtruar detyrën e Kryetarit të Këshillit të Komunës së Dibrës.

Angazhimi i tij politik ka nisur herët, në kuadër të Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), ku nga viti 2007 deri në vitin 2014 ka qenë anëtar i kryesisë në Degën e Dibrës. Nga viti 2016 deri në vitin 2025 ka qenë anëtar i Kryesisë së BDI-së – Dega Dibër. Gjithashtu, që nga viti 2008 është pjesë e Shtabit Zgjedhor të Degës së Dibrës në çdo cikël zgjedhor, duke kontribuar në organizimin dhe menaxhimin e proceseve zgjedhore.

Përveç angazhimeve profesionale dhe politike, ai ka qenë aktiv edhe në sport dhe në sektorin civil. Si ish-futbollist i KF “Korabi” – Dibër, ka zhvilluar një karrierë 19-vjeçare në këtë klub, prej të cilave 12 vite si kapiten i ekipit. Ka marrë pjesë në aktivitete të shumta të sektorit civil, si dhe në seminare dhe trajnime që lidhen me funksionimin e vetëqeverisjes lokale dhe organizimin e komunave.

Fuat Spahiju zotëron gjuhën shqipe si gjuhë amtare, si dhe flet gjuhën maqedonase dhe angleze.

Related posts

Këshilli i Përgjithshëm

Anëtare e zgjedhur e Këshillit të Përgjithshëm Shqipdona Mazari Shqipdona Mazari është lindur në Strugë. Ajo është një studente e përkushtuar dhe…

Këshilli i Përgjithshëm

Anëtar i zgjedhur i Këshillit të Përgjithshëm Gazmend Mehmedi Gazmend Memedi, i lindur më 19 qershor 1982 në Gostivar, rrjedh nga fshati…

Këshilli i Përgjithshëm

Anëtar i zgjedhur i Këshillit të Përgjithshëm Sadush Arifi Sadush Arifi, i lindur në vitin 1979 në fshatin Radushë, Komuna e Sarajit,…