Këshilli i Përgjithshëm

Anëtar i zgjedhur i Këshillit të Përgjithshëm

Valdrin Asani

Valdrin Asani, i lindur më 13 qershor 1983 në Tetovë, është mjek specialist i otorinolaringologjisë me një përvojë të gjatë dhe të konsoliduar në sistemin shëndetësor. Me integritet të lartë profesional dhe etik, ai ka ndërtuar një rrugëtim të qëndrueshëm në fushën e otorinolaringologjisë, duke u dalluar për aftësi të spikatura, përkushtim dhe saktësi në diagnostikimin dhe trajtimin e patologjive të veshit, hundës dhe fytit. Dallohet për kapacitete të avancuara në menaxhimin e rasteve të ndërlikuara dhe urgjente, duke vendosur gjithmonë në fokus kujdesin maksimal dhe sigurinë e pacientit.

Rrugëtimin e tij akademik e ka nisur në Tetovë, ku ka përfunduar arsimin e mesëm në shkollën e mesme të mjekësisë “Nikolla Shtejn”, ndërsa studimet universitare i ka vijuar në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ku edhe u diplomua. Më pas ka vazhduar specializimin në fushën e ORL-së në Klinikën e ORL-së në Shkup. Karrierën profesionale e ka filluar në vitin 2011 si mjek i përgjithshëm në Spitalin Klinik të Tetovës, ku edhe sot vazhdon të punojë si specialist i ORL-së.

Valdrin Asani shquhet si person i besueshëm, dinamik, komunikues dhe fleksibël. Ai është i ndershëm, i denjë dhe i përgjegjshëm, i aftë për punë në ekip si dhe për punë individuale. Pranon përgjegjësi, mëson shpejt dhe zotëron aftësi për të menaxhuar situata të ndryshme me njerëz.

Në vitin 2013 i është bashkuar stafit akademik në Universitetin e Tetovës si asistent i lëndës së Anatomisë dhe ORL-së, ku vazhdon edhe sot këtë angazhim. Në vitin 2026 është emëruar Drejtor Menaxherial në spitalin privat “Sante Plus 3” në Shkup.

Valdrin Asani shquhet edhe për aktivitetin e tij në organizime rinore dhe në sektorin civil. Që nga viti 2008 është anëtar i bordit drejtues të shoqatës për mjekësi, ekologji dhe sport “Healthcor”, e cila ndjek dhe prezanton projekte të BE-së në Maqedoni.

Ai është gjithashtu një ndër themeluesit e shoqatës “Ballistët Tetovë”, të cilën e ka udhëhequr deri në vitin 2007, duke u dalluar për organizimin e aktiviteteve rinore në fusha të ndryshme të jetës shoqërore.

Përveç gjuhës amtare shqipe, zotëron edhe gjuhën maqedonase, kroate dhe angleze. Gjithashtu, ka aftësi të mira në përdorimin e sistemeve informatike spitalore dhe paketës Microsoft Office.

Related posts

Këshilli i Përgjithshëm

Anëtare e zgjedhur e Këshillit të Përgjithshëm Shqipdona Mazari Shqipdona Mazari është lindur në Strugë. Ajo është një studente e përkushtuar dhe…

Këshilli i Përgjithshëm

Anëtar i zgjedhur i Këshillit të Përgjithshëm Gazmend Mehmedi Gazmend Memedi, i lindur më 19 qershor 1982 në Gostivar, rrjedh nga fshati…

Këshilli i Përgjithshëm

Anëtar i zgjedhur i Këshillit të Përgjithshëm Sadush Arifi Sadush Arifi, i lindur në vitin 1979 në fshatin Radushë, Komuna e Sarajit,…