BDI: Adnan Azizi u kap në gënjeshtër – statistikat zyrtare e rrëzojnë propagandën e VLEN-it

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ndaj deklaratës së deputetit të VLEN-it, Adnan Azizi, i cili në emisionin “Click Plus” në TV21 tentoi të mashtrojë opinionin publik duke pretenduar se mekanizmi i balancuesit ka shkaktuar “rënie drastike” të përfaqësimit të shqiptarëve në administratë.
Kjo nuk është vetëm deklaratë e pavërtetë. Kjo është gënjeshtër publike, manipulim i qëllimshëm dhe përpjekje e dëshpëruar për ta arsyetuar politikisht shkatërrimin e mekanizmave që për vite me radhë kanë garantuar përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në institucionet shtetërore.
Faktet zyrtare janë të qarta dhe nuk lënë hapësirë për manipulim. Sipas raporteve zyrtare të Avokatit të Popullit, përfaqësimi i shqiptarëve në administratë nga viti 2015 deri në vitin 2023 është rritur nga 18.8% në 21.7%.
Pra, nuk ka rënie. Ka rritje.
Edhe më skandaloze është se Azizi flet për “rënie prej 1.6 apo 1.8”, ndërsa tabelat zyrtare tregojnë të kundërtën: vetëm nga viti 2020 deri në vitin 2023, përfaqësimi i shqiptarëve është rritur nga 20.1% në 21.7%, pra pikërisht 1.6 pikë përqindjeje rritje, jo rënie.
Ky është efekti i Balancuesit!
Ky është dallimi mes fakteve dhe propagandës.
Ky është dallimi mes numrave zyrtarë dhe gënjeshtrës televizive.
BDI nuk ka votuar mekanizëm joefikas. BDI ka ndërtuar mekanizëm që solli rritje të matshme të përfaqësimit të shqiptarëve në administratën shtetërore. Jo me fjalë boshe, jo me deklarata për kamera, por me rezultate konkrete, të konfirmuara nga institucionet zyrtare.
E vërteta është se VLEN sot po mundohet ta shpallë të dështuar balancuesin vetëm për ta mbuluar paaftësinë, nënshtrimin dhe kapitullimin e vet politik para VMRO-DPMNE-së.
Ata që sot propozojnë ligj pa mekanizëm detyrues, pa përllogaritës të qartë, pa garanci ligjore dhe pa sanksione për mospërfaqësim, nuk kanë as të drejtë politike dhe as të drejtë morale të flasin për përfaqësimin e shqiptarëve.
Ata që po e dorëzojnë përfaqësimin e shqiptarëve në vullnetin politik të VMRO-DPMNE-së, nuk mund t’i mbajnë leksione BDI-së për barazi.
Adnan Azizi duhet të kërkojë falje publike për këtë manipulim.
Shqiptarët nuk kanë nevojë për deputetë që gënjejnë me statistika për ta arsyetuar dështimin e tyre. Shqiptarët kanë nevojë për mekanizma të vërtetë ligjorë, për garanci institucionale dhe për përfaqësim real, jo për propagandë të VLEN-it në shërbim të politikave që e kthejnë barazinë 20 vite pas.
Gënjeshtra mund të zgjasë disa minuta në studio televizive, por përplaset menjëherë me faktet.
Dhe kur propaganda përplaset me numrat zyrtarë, përfundimi është i qartë: NISHTO!
BDI do të vazhdojë ta mbrojë përfaqësimin e drejtë dhe adekuat si një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit dhe të barazisë institucionale në vend

BDI do të vazhdojë ta mbrojë përfaqësimin e drejtë dhe adekuat si një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit dhe të barazisë institucionale në vend

Related posts

BDI: Kosmopolitit Shasivari i duhet kohë për provimin e jurisprudencës në shqip kurse nxitoi ta paragjykojë aktgjykimin e Hagës

Për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, edhe pas kërkesave të përsëritura të studentëve dhe protestave, ministrit Jeton Shasivari i duhet kohë,…

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Një javë heshtje pas aktgjykimit, Shasivari duhet të japë dorëheqje

Ka kaluar një javë nga shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ende nuk ka dhënë…