BDI: Presion dhe terror skandaloz e brutal ndaj Prokurorisë nga VMRO-ja

Fushata e përjavshme dhe e përditshme me kërcënime, terror dhe presion ndaj prokurorisë nga i forti me avion privat, Antonio Milloshoski, është skandaloze dhe e ngjashme me Korenë e Veriut.

Milloshoski, i njohur për parullat “shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë”, “dhoma gazi për shqiptarët”, për porositë e vendimeve gjyqësore, hetimeve, bastisjeve dhe lustrimeve, dhe i cili shpëtoi falë ndryshimeve në Kodin Penal, nuk ka kredibilitet moral, politik e as juridik të flasë për drejtësi.

BDI tashmë e ka informuar të gjithë opinionin vendor dhe ndërkombëtar, ambasadat dhe organizatat, për këtë presion politik të paprecedent ndaj drejtësisë.

Në vend që të tregojnë guxim, të vendosen mbi situatën dhe të pranojnë vendimet juridike, ata luajnë rolin e Temu-prokurorëve, ndonëse nuk e kanë lexuar as raportin e Entit Shtetëror të Revizionit e as vendimin e Prokurorisë.

Enti Shtetëror i Revizionit nuk ka asnjë ekspertizë për vlerësim teknik, por VMRO-ja vazhdimisht e mashtron opinionin publik. Përkundrazi, Prokuroria ka siguruar ekspertiza të posaçme si për cilësinë, ashtu edhe për dëmin.

E ftojmë Prokurorin Publik, Shoqatën e Prokurorëve Publikë, Këshillin e Prokurorëve Publikë, gjyqësorin, komunitetin juridik, SHBA-të dhe BE-në, si dhe mediat, ta dënojnë këtë terror brutal dhe të papranueshëm ndaj drejtësisë.

Related posts

BDI: Kosmopolitit Shasivari i duhet kohë për provimin e jurisprudencës në shqip kurse nxitoi ta paragjykojë aktgjykimin e Hagës

Për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, edhe pas kërkesave të përsëritura të studentëve dhe protestave, ministrit Jeton Shasivari i duhet kohë,…

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Një javë heshtje pas aktgjykimit, Shasivari duhet të japë dorëheqje

Ka kaluar një javë nga shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ende nuk ka dhënë…