BDI: Rënie prej 61% e investimeve të huaja, pasojë ekonomike e qeverisjes së paaftë dhe antievropiane

Të dhënat e publikuara në analizat rajonale për Investimet e Huaja Direkte në Ballkan tregojnë një alarm serioz për Republikën e Maqedonisë së Veriut: rënie prej 61% të investimeve të huaja direkte në vitin 2025 krahasuar me vitin 2024, me vlerë totale prej vetëm 468 milionë euro.

Ky është një nga rezultatet më të dobëta në rajon dhe sinjal i rëndë për ekonominë e vendit.

Investitori i huaj kërkon siguri juridike, institucione funksionale, stabilitet politik, administratë profesionale dhe perspektivë të qartë euroatlantike.

Kur shteti prodhon pasiguri, tensione politike dhe mungesë drejtimi strategjik, kapitali zgjedh destinacione tjera.

Ndërkohë që vendet e rajonit po garojnë për investime të reja, Maqedonia e Veriut po humb terren me ritëm alarmant.

Rënia prej 61% nënkupton më pak vende pune, më pak prodhim, më pak paga më të mira dhe më pak mundësi për të rinjtë.

Qeveria aktuale mori mandatin me premtime për zhvillim ekonomik dhe investime rekord. Sot bilanci është krejtësisht i kundërt.

Izolimi politik i brendshëm, përkeqësimi i marrëdhënieve ndëretnike, tensionimi me partnerët ndërkombëtarë dhe stagnimi në rrugën europiane po prodhojnë pasoja të drejtpërdrejta ekonomike.

Për këtë gjendje duhet përgjegjësi e qartë politike. Një qeveri që në pak kohë e kthen vendin në fund të rajonit për investime të huaja, nuk ka kredibilitet të kërkojë durim nga qytetarët.

Dorëheqja e kësaj qeverie është hapi i parë i domosdoshëm për rikthimin e besimit, stabilitetit dhe perspektivës zhvillimore të vendit.

Related posts

BDI: 0 shqiptarë në shpërblimet shtetërore “8 Shtatori” – edhe suksesi i shqiptarëve po bëhet i padukshëm

Edhe këtë vit, shqiptarët janë lënë jashtë nga shpërblimet shtetërore “8 Shtatori”, ku ndahet shpërblimi më i lartë për vepër jetësore dhe…

BDI: Pas më shumë se dy vitesh, Afrim Gashi pranon se VLEN nuk e ka legjitimitetin e shqiptarëve

Pas më shumë se dy vitesh në pushtet, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, më në fund pranoi publikisht atë që BDI e…

BDI: Vlen me zgjidhje diskriminuese, joligjore dhe të kushtëzuar për nxënësit shqiptarë në Butel

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj marrëveshjes së prezantuar nga zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, për nxënësit shqiptarë të Sh.F. “Petar…