BDI: Në përpjekje për propagandë, deputeti i VLEN zbuloi vetë se qeveria po e shkel Ligjin për Gjuhët

Postimi i djeshëm i VLEN i cili tentoi të paraqesë si sukses publikimin dygjuhësor të dokumenteve në Gazetën Zyrtare, përfundoi si dëshmi publike e moszbatimit të ligjit nga institucionet që ata vetë i drejtojnë.

Gazeta Zyrtare nuk vepron mbi bazë dëshire politike, as mbi bazë vullneti të momentit.

Ajo ka obligim ligjor që shpalljet t’i publikojë në dy gjuhë, sipas rendit juridik në fuqi.

Pra, deputeti i VLEN-it, në përpjekje për t’u lavdëruar, në fakt promovoi zbatimin e një ligji që po e kontestojnë çdo ditë.

Edhe më rëndë, me vetë krahasimin që bëri me institucionet tjera, pranoi publikisht se shumë institucione nuk e respektojnë detyrimin ligjor për përdorimin e gjuhës shqipe.

Kjo do të thotë se problemi nuk është interpretimi i ligjit.

Problemi është moszbatimi i ligjit.

Qeveria dhe Presidentja nuk mund të fshihen pas propagandës së deputetëve të tyre.

Kur synimi është mashtrimi i opinionit, e vërteta del vetë në sipërfaqe.

vlen e pranoi atë që qytetarët e shohin çdo ditë:

shqipja po largohet nga institucionet përmes moszbatimit sistematik të ligjit.

Kërkojmë respektim të plotë dhe të menjëhershëm të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve nga çdo institucion shtetëror, pa përjashtim.

Related posts

BDI: Kosmopolitit Shasivari i duhet kohë për provimin e jurisprudencës në shqip kurse nxitoi ta paragjykojë aktgjykimin e Hagës

Për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, edhe pas kërkesave të përsëritura të studentëve dhe protestave, ministrit Jeton Shasivari i duhet kohë,…

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Një javë heshtje pas aktgjykimit, Shasivari duhet të japë dorëheqje

Ka kaluar një javë nga shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ende nuk ka dhënë…