BDI: Me VLEN-in po shitet barazia, po varroset e ardhmja!

Kjo që po ndodh është më shumë se zhgënjim, është tradhti e hapur ndaj çdo arritjeje për të cilën është sakrifikuar me dekada.

Sa herë mendojmë se kanë arritur fundin, ata gjejnë mënyrë të re për të rënë edhe më poshtë. Propozim-ligji për “përfaqësim të drejtë dhe adekuat”, i hartuar nga Karakamisheva dhe i përkrahur me bujë nga VLEN, nuk është arritje – është regres brutal.

Propozim që po qarkullon në media:

• nuk parasheh kuota etnike, që dmth ne prap do të vazhdojmë si para vitit 2001 kur shqiptarët ishin vetem 0,2 % në administratë;

• nuk parasheh obligim për institucionet që ti identifikojë në bazë etnisë qytetarët me rastin e punësimit apo avancimit;

• nuk parasheh dispozita sanksionuese;

Me një fjalë: një ligj mashtrimi, kurthi, pa shpirt, pa drejtësi.

Dhe ironia më e madhe? Premtuan avancim të mekanizmave ekzistues, ndërsa në realitet po i shkatërrojnë ato që tashmë ekzistojnë. Asnjë element në këtë propozim nuk e zbaton frymën e Amendamentit VI të Kushtetutës. Politikën afirmative e kanë varrosur me vetëdije.

Kjo nuk është vetëm dështim politik, është kthim i qëllimshëm prapa, drejt një kohe që shqiptarët e kanë tejkaluar me shumë mund.

Dhe ajo që dhemb më shumë: në këtë dokument që shuan të drejtat, qëndrojnë edhe firma shqiptare.

Kjo është vijë e kuqe. Ky është alarm.

Kushdo që ende beson në barazi, në përfaqësim dhe në dinjitet, duhet të distancohet qartë nga kjo politikë e papërgjegjshme dhe e rrezikshme. Nuk mund të heshtim kur shitet e tashmja dhe rrënohet e ardhmja.

Related posts

BDI: 0 shqiptarë në shpërblimet shtetërore “8 Shtatori” – edhe suksesi i shqiptarëve po bëhet i padukshëm

Edhe këtë vit, shqiptarët janë lënë jashtë nga shpërblimet shtetërore “8 Shtatori”, ku ndahet shpërblimi më i lartë për vepër jetësore dhe…

BDI: Pas më shumë se dy vitesh, Afrim Gashi pranon se VLEN nuk e ka legjitimitetin e shqiptarëve

Pas më shumë se dy vitesh në pushtet, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, më në fund pranoi publikisht atë që BDI e…

BDI: Vlen me zgjidhje diskriminuese, joligjore dhe të kushtëzuar për nxënësit shqiptarë në Butel

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj marrëveshjes së prezantuar nga zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, për nxënësit shqiptarë të Sh.F. “Petar…