Kumtesë BDI: Heqja e gjuhës shqipe në Tabanoc – shkelje e ligjit dhe Kushtetutës

Heqja e gjuhës shqipe nga tabelat shtetërore në pikën kufitare të Tabanocit, në territorin e komunës së Kumanovës, paraqet shkelje të drejtpërdrejtë të ligjit dhe të detyrimeve kushtetuese për përdorimin e gjuhëve.

Ky është provokim i rëndë dhe dëshmi e qartë e pafuqisë ekstreme të Vlen-it për t’i mbrojtur edhe të drejtat më elementare të shqiptarëve.

Kërkojmë që gjuha shqipe të rikthehet menjëherë në tabelat shtetërore dhe institucionet përgjegjëse të kërkojnë falje publike për këtë shkelje.

Vredi mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për këtë. Në vend se ta ndalë degradimin e gjuhës shqipe, gjen arsyetime
të kota dhe me video mashtrime tenton të gënjejë qytetarët.

Shqipja është gjuhë zyrtare dhe përdorimi i saj është detyrim ligjor.

Turp për këtë nënshtrim.

Related posts

BDI: SKANDAL I RI: 4 ME 1 PËR KORRIDORIN 10D, KORRIDORI 8 PO SAKRIFIKOHET PËR ZGJEDHJE?

SKANDAL I RI: 4 ME 1 PËR KORRIDORIN 10D, KORRIDORI 8 PO SAKRIFIKOHET PËR ZGJEDHJE? Informacionet e reja që po dalin për…

BDI: VLEN-i e pranon vetë se nuk ka shënuar asnjë sukses dhe për këtë gjen “fajtor” jashtë vehtes

Në përpjekjen e fundit për të sulmuar BDI-në, VLEN-i pranoi mossuksesin e vet, përskaj çdo propagande. Ata vetë shkruajnë se BDI-ja paska…

BDI: Dizeli u shtrenjtua për mbi 20% brenda një muaji - Qeveria po e çon vendin drejt një vale të re të shtrenjtimit

Brenda më pak se një muaji, çmimi i dizelit u rrit nga 82,5 në 99,5 denarë për litër. Plot 17 denarë më…