BDI: Autostrada Shkup–Bllacë u dëmtua pa bulevardin Hasan Prishtina. VLEN po e shkatërron lidhjen jetike që BDI e kishte siguruar

Me 6 prill 2023, Qeveria e udhëhequr nga BDI ndau 8 milionë euro për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina”, rrugës së njohur edhe si Rruga e Kaçanikut, në drejtim të Kosovës, deri te qarkorja e Shkupit, ku do të lidhej me qarkoren dhe autostradën Shkup–Bllacë.

BDI kishte siguruar 2 milionë euro për ndërtimin e rrethrrotullimit te semaforët e bulevardit “Slloveneçka”, si dhe 6 milionë euro për realizimin e bulevardit “Hasan Prishtina”, mjete të cilat iu transferuan Qytetit të Shkupit.

Ky projekt nuk ishte rastësor. BDI kishte projektuar një lidhje të plotë infrastrukturore, sepse autostrada Shkup–Bllacë nuk ka asnjë kuptim të plotë pa një hyrje moderne, funksionale dhe dinjitoze në Shkup nga drejtimi i Kosovës. Sot, e vetmja hyrje në Shkup që nuk ka formën e një bulevardi është pikërisht hyrja nga Kosova.

Qyteti i Shkupit e kishte projektuar bulevardin dhe ishin zhvilluar bisedime edhe me afaristët e zonës së Vizbegut. Pra, VLEN nuk kishte nevojë të shpikte asgjë të re, por vetëm të vazhdonte dhe të realizonte projektin jetik që BDI e kishte përgatitur dhe financuar.

Por sot, në vend që këto mjete të përdoren për realizimin e këtij projekti strategjik, VLEN po i largon ato dhe po i orienton drejt një projekti tjetër në qendër të Shkupit. Kjo është dëshmi e qartë e paaftësisë për të kuptuar dhe realizuar projekte strategjike, por edhe e hipokrizisë së tyre ndaj lidhjes Shkup–Bllacë.

E njëjta paaftësi dhe hipokrizi u dëshmua edhe me autostradën Shkup–Bllacë, të cilën BDI ua la të përgatitur dhe të gatshme për realizim, ndërsa VLEN e vonoi për dy vjet e gjysmë dhe e shtrenjtuan projektin për mbi 30 milionë euro.

Nuk mund të flitet për autostradën Shkup–Bllacë, ndërkohë që largohen mjetet për rrugën që duhet ta lidhë atë drejtpërdrejt me Shkupin. Autostrada pa bulevardin “Hasan Prishtina” është një lidhje e cunguar, ndërsa vendimi për t’i larguar këto mjete dëshmon se VLEN nuk ka as vizion, as kapacitet për ta kuptuar rëndësinë strategjike të këtij projekti.

BDI e kishte projektuar dhe buxhetuar të gjithë lidhjen, nga kufiri me Kosovën deri në Shkup. VLEN, edhe projektet e gatshme që i gjen, arrin t’i vonojë, t’i shtrenjtojë dhe t’i dëmtojë.

Related posts

BDI: Kosmopolitit Shasivari i duhet kohë për provimin e jurisprudencës në shqip kurse nxitoi ta paragjykojë aktgjykimin e Hagës

Për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, edhe pas kërkesave të përsëritura të studentëve dhe protestave, ministrit Jeton Shasivari i duhet kohë,…

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Një javë heshtje pas aktgjykimit, Shasivari duhet të japë dorëheqje

Ka kaluar një javë nga shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ende nuk ka dhënë…