BDI: Kosmopolitit Shasivari i duhet kohë për provimin e jurisprudencës në shqip kurse nxitoi ta paragjykojë aktgjykimin e Hagës

Për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, edhe pas kërkesave të përsëritura të studentëve dhe protestave, ministrit Jeton Shasivari i duhet kohë, konsultime dhe deri në tetor për të ofruar një zgjidhje.

Por, për aktgjykimin e Hagës ndaj krerëve të UÇK-së, Shasivari si “kosmopolit” nuk pati nevojë të presë.

Ai reagoi para se aktgjykimi të shpallej.

Ky është paradoksi i Shasivarit: për të drejtën konkrete të studentëve shqiptarë kërkon kohë, ndërsa për një aktgjykim që ende nuk ishte shpallur, nxitoi të pozicionohej.

Madje, i njëjti Shasivari që sot relativizon provimin në shqip, si profesor kishte kundërshtuar ish-ministrin Filkov për moslejimin e tij.

Por, për aktgjykimin ndaj krerëve të UÇK-së, kur shqiptarët protestojnë shtatë ditë me radhë, Shasivari justifikohet duke thënë se qëndrimi i tij është në përputhje me “institucionet evropiane”. Ky është “kosmpolitizmi” i Vlen-it dhe Jeton Shasivarit.

Shtatë ditë protesta për UÇK-në nuk e bindën.

Kërkesat e përsëritura të studentëve nuk e bindën.

Për të parën, për aktgjykimin e Hagës, para se ta dinte përmbajtjen, kishte qëndrim.

Për të dytën, për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, edhe kur e lexon ligjin, nuk ka qëndrim!

DORËHEQJE, JETON SHASIVARI!

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Një javë heshtje pas aktgjykimit, Shasivari duhet të japë dorëheqje

Ka kaluar një javë nga shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ende nuk ka dhënë…

BDI: Drejtësia nuk mbrohet me manipulime dhe standarde të dyfishta; Tribunali për ish-Jugosllavinë në Hagë dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nuk janë e njëjta gjë

Me keqardhje i vlerësojmë reagimet e partive politike maqedonase, të cilat me qasjen e tyre bëjnë një gabim serioz duke përpjekur të…