BDI: Seancat e kuvendit të mbahen edhe online

Bashkimi Demokratik për Integrim propozon që seancat e Kuvendit tëmbahen edhe online.BDI konsideron që Kuvendi duhet të shqyrtoj mundësinë e ndryshimit tëRregullores së punës në pjesën që i përket saktësimit se çfarë në faktnënkuptohet me fjalën prani të deputetëve, qoftë ajo prani fizike apoonline.BDI kërkon arsye të shëndosh edhe nga partitë opozitare që edhe ata tëshqyrtojnë këtë propozim me qëllim që të evitohen mundësitë për cënim tëshëndetit të deputetëve dhe të administratës si dhe bllokimin eproceseve të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë së Veriut.Në rregulloren aktuale të Kuvendit qëndron fjalia “prani”. BDI dëshironqë të specifikohet që prania e deputetëve në Kuvend mund të jetë fizikeose online. Ne nuk duhet të lejojmë që të torturohen deputetët të cilëtpër momentin janë të prekur nga COVID-19, të mos i sjellim ata metrajtim të veçantë dhe pastaj të rrezikojmë gjithë të tjerët. BDI nukdëshiron që Kuvendi të vijë në një situatë për të bllokuar procese tërëndësishme.Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon që opozita të marrë nëkonsideratë analizat krahasuese se si është gjendja në rajon por edhe mëgjerë në një situatë të tillë meCOVID-19, duke kujtuar se Qeveria tashmë ka filluar që seancat e sajat’i mbajë online.

Related posts

Vizita e eurodeputetëve, znj. Tineke Strik, dhe z. Reinherd Butikofer, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Në kuadër të vizitës së eurodeputetëve, znj. Tineke Strik, dhe z. Reinherd Butikofer, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Komisioni…

Grupi i punës i Këshillit të BE-së përgjegjës për zgjerimin në një takim të përbashkët me anëtarët e NSEI dhe KÇE

Grupi i punës i Këshillit të BE-së përgjegjës për zgjerimin dhe vendet që janë në procesin e negociatave për anëtarësim në Union…

Takimi Ademi-Hofrajter

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Arbër Ademi, sot kishte takim me kolegun e tij, dr. Anton Hofrajter, kryetar i Komisionit…