Ahmeti: Autostrada Shkup – Bllacë do të përfundojë për dy vjet!

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në emisionin “Ballkan Talks” në Euronews Albania deklaroi se për dy vjet do të përfundojë autostrada Shkup – Bllacë.Ahmeti shtoi se projektet infrastrukturore janë shumë të rëndësishme për vendin sidomos korridori 8.“Projektet infrastrukturore janë shumë të rëndësishme dhe besoj se brenda këtyre 5 viteve të realizohen, sidomos korridori 8 që është shumë i rëndësishëm për ne si shtet por edhe për Shqipërinë dhe rajonin. Si pjesa e hekurudhës ashtu edhe pjesa automobilistike. Mendoj se brenda këtyre dy viteve të përmbyllet autostrada Gostivar – Qafë Thanë si dhe autostrada Shkup Bllacë”, deklaroi Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në Euronews Albania.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…