Komuna e Çairit dhe Komuna e Sarajit me manifestim të përbashkët nderuan misionarët e diferencuar politik të arsimit në periudhën e regjimit të viteve 1981-1988

Në nder të sakrificës së misionarëve të arsimit që edhe përkundër përndjekjes, burgosjes dhe cenzurës së pamëshirshme në kohën e regjimit të viteve 1981-1988 qëndruan heroikisht në mbrojtje të gjuhës dhe çështjes kombëtare, 7 Marsin e këtij viti Komuna e Çairit dhe Komuna e Sarajit e shënuan me dekorimin me mirënjohje të 35 misionarëve të arsimit të asaj periudhe të rëndë kohore.Me këtë rast kreu i Çairit Visar Ganiu u shpreh: “Këtë e bëmë për t’ju thënë atyre se janë në kujtimet tona, nuk e harrojmë sakrificën që e kanë bërë në kohën kur të tjerët mundoheshin të na e tjetërsojnë identitetin duke rrezikuar edhe jetën në shërbim të mbijetesës së vlerave kombëtare. Vepra e tyre është frymëzimi ynë dhe i brezit të ri të mësuesve për shenjtërinë e arsimimit në gjuhën amtare”.Urime 7 Marsin të gjithë veprimtarëve të arsimit!

Related posts

Komuna Çair vendos në dispozicion të personelit mjekësor në Çair 5000 skafanderë, donacion i siguruar nga kompania ATS Group

Kompania e mirënjohur ATS Group e udhëhequr nga z. Shefqet Demiri sërish dëshmoi gatishmërinë e saj për të kontribuar në rritjen e…

Kryetari i Komunës së Çairit mirëpriti në takim ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, znj. Rachel Galloway

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu mirëpriti sot në takim pune ekselencën e saj, ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në vend…

4000 maska mbrojtëse vizir nga kompania Zegin për nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Çairit që mësimin e ndjekin me prezencë fizike

4000 maska mbrojtëse vizir nga kompania Zegin për nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Çairit që mësimin e ndjekin me prezencë…