Komuna e Çairit dhe Komuna e Sarajit me manifestim të përbashkët nderuan misionarët e diferencuar politik të arsimit në periudhën e regjimit të viteve 1981-1988

Në nder të sakrificës së misionarëve të arsimit që edhe përkundër përndjekjes, burgosjes dhe cenzurës së pamëshirshme në kohën e regjimit të viteve 1981-1988 qëndruan heroikisht në mbrojtje të gjuhës dhe çështjes kombëtare, 7 Marsin e këtij viti Komuna e Çairit dhe Komuna e Sarajit e shënuan me dekorimin me mirënjohje të 35 misionarëve të arsimit të asaj periudhe të rëndë kohore.Me këtë rast kreu i Çairit Visar Ganiu u shpreh: “Këtë e bëmë për t’ju thënë atyre se janë në kujtimet tona, nuk e harrojmë sakrificën që e kanë bërë në kohën kur të tjerët mundoheshin të na e tjetërsojnë identitetin duke rrezikuar edhe jetën në shërbim të mbijetesës së vlerave kombëtare. Vepra e tyre është frymëzimi ynë dhe i brezit të ri të mësuesve për shenjtërinë e arsimimit në gjuhën amtare”.Urime 7 Marsin të gjithë veprimtarëve të arsimit!

Related posts

Pushteti Lokal

Komunat dhe Këshillat Komunalë Komuna e Likovës: Erkan Arifi, Kryetar i Komunështtps://www.komunaelikoves.gov.mk Komuna e Pllasnicës: Ali Jaoski, Kryetar i Komunështtps://www.plasnica.gov.mk/ Komuna e…

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…

Ambasadori i Shqipërisë Fatos Reka takoi kryetarin e Çairit Visar Ganiu

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në vend, Fatos Reka ka vizituar sot Komunën e Çairit, ku ka realizuar takim me kryetarin Visar…