Përfaqësuese të Komunës së Pejës vizituan Komunën e Çairit

14 përfaqësuese të Komunës së Pejës sot vizituan Komunën e Çairit, ku edhe realizuan një takim me kryetarin e komunës z. Visar Ganiu, në fokusin e të cilit mbi të gjitha ishte pozita e gruas në shoqërinë tonë.Mysafireve nga Peja, sa për ilustrim se si duket përfaqësimi i gruas në Komunën e Çairit, kreu i Çairit Ganiu ua prezantoi faktin se nga 12 institucione eduktivo-arsimore të Komunës sonë, 7 drejtohen nga gratë, 5 shkolla fillore dhe 2 kopshte.Ai poashtu theksoi se në Komunën e Çairit funksionon edhe Zyra për të drejtat e grave që është hapur në bazë të aktvendimit të miratuar nga Këshilli i Komunës dhe kemi edhe koordinatoren për barazi gjinore.Komuna e Çairit dhe Komuna e Pejës kanë miratuar aktvendim për binjakëzim, memorandumi ekziston dhe pritet vetëm nëshkrimi.

Related posts

Pushteti Lokal

Komunat dhe Këshillat Komunalë Komuna e Likovës: Erkan Arifi, Kryetar i Komunështtps://www.komunaelikoves.gov.mk Komuna e Pllasnicës: Ali Jaoski, Kryetar i Komunështtps://www.plasnica.gov.mk/ Komuna e…

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…

Ambasadori i Shqipërisë Fatos Reka takoi kryetarin e Çairit Visar Ganiu

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në vend, Fatos Reka ka vizituar sot Komunën e Çairit, ku ka realizuar takim me kryetarin Visar…