Shaqiri: Strategjia për zhvillim e TIK-ut

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë njoftimin në lidhje me strategjin për zhvillim e TIK-ut. Strategjia për zhvillim e TIK-ut (Teknologjive informatike të komunikimit) për një ekosistem që synon drejt një shoqërie digjitale dhe kah zbutja e ndryshimeve klimatike, kursimin e burimeve të energjisë dhe gjetjen e burimeve alternative, zvogëlimin e gjurmës së karbonit dhe ruajtjen e mjedisit jetësor.TIK-u sot është mjeti më i rëndësishëm i nevojshëm për zhvillimin gjithëpërfshirës dhe një të ardhme të qëndrueshme. Pa marrë parasysh se a janë në shtëpi, në punë apo në lëvizje, njerëzit presin internet të lirë, të shpejtë dhe të sigurt. Pritshmëritë e tjera të rëndësishme shoqërore përfshijnë ndërveprimin e shërbimeve, sigurinë kibernetike, privatësinë dhe besimin e palëve të interesuara. “Strategjia Kombëtare për TIK-un 2021 – 2025 e Republikës së Maqedonisë së Veriut” përqendrohet në identifikimin e fushave prioritare në sektorin e TIK-ut dhe synon të përgatisë RMV-në për një të ardhme digjitale gjithëpërfshirëse. Përmirësimi i lidhjes dhe infrastrukturës, përdorimi i sigurt i 5G, krijimi i një qendre të besuar të të dhënave të Qeverisë së RMV-së, qendrës së të dhënave për rikuperimin nga katastrofat në rast fatkeqësish, shërbimi i sigurt “cloud” i Qeverisë së RMV-së dhe lidhja përmes rrjetit optik qeveritar, krijimi i Agjencisë për Digjitalizim, shërbimet elektronike të parapara për qytetarët dhe bizneset, gjithashtu edhe fokusi në zhvillimin e aftësive digjitale të qytetarëve (qytetaria digjitale) – janë vetëm disa nga shtyllat e Strategjisë së TIK-ut që MSHIA i paraqet Qeverisë së RMV-së, me anë të së cilës do të arrihen dhe efektet e drejtpërdrejta në zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe pasojat mjedisore.

Related posts

Kryetari Ahmeti, takoi mërgatën kërçovare

Garanë – Kërçovë, 23 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në takimin tradicional me mërgimtarët…

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr