Shaqiri: I japim shtysë dhe përshpejtojmë transformimin digjital

Pata nderin që të pres në një takim pune, menaxheren e “Mastercard” për Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë, Shqipërinë dhe Kosovën, znj. Vanja Manova dhe drejtorin ekzekutiv të Evrotrust, z. Georgi Dimitrov.➡️Ky takim vjen pas nënshkrimit nga Qeveria të memorandumit për krijimin e një shërbimi për identifikim digjital gjatë vitit 2020 dhe pas futjes në përdorim të këtij shërbimi nga Banka NLB – Shkup, për herë të parë në Maqedoninë e Veriut.➡️Përmes këtij memorandumi janë siguruar nënshkrime elektronike për administratën shtetërore, për institucionet të cilat e përdorin Sistemin për menaxhim të dokumentave, me çka do të kontribuohet në përdorimin më të madh të sistemit DMS dhe si rrjedhojë përshpejton transformimin digjital.➡️Gjatë takimit u dakorduam se integrimi i shërbimit për identifikim digjital në Sistemin për menaxhim të dokumentave do të bëhet në një të ardhme të afërt.✅Me këtë shërbim i japim nënshkrimit elektronik të njëjtin efekt juridik si nënshkrimi me dorë dhe afrohemi me objektivin tonë që të reduktojmë deri në 0 përdorimin e letrës në administratën shtetërore, që është një hap tjetër drejt digjitalizimit të administratës dhe shërbimeve në Maqedoninë e Veriut.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti deputetin Vengu në sëlinë e BDI-së

Tetovë, 12 maj 2026 Kryetari Ali Ahmeti takoi z. Pirro Vengu, ish-Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe deputet i Kuvendit…

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…