MMJPH: Filloi festimi i JAVËS EVROPIANE TË LËVIZJES 2022

Sot, në disa komuna të vendit, si dhe në të gjithë Evropën, nën moton “Kombino dhe lëviz”, ka nisur shënimi i Javës Evropiane të Lëvizshmërisë (16-22 shtator), e cila këtë vit organizohet me temën. “Lidhje më të mira”. (Better Connections).

Qëllimi është të dërgohet një mesazh i fortë se sinergjia midis njerëzve dhe vendeve duhet të inkurajohet dhe të përdoret ekspertiza, kreativiteti dhe angazhimi i tyre në rritjen e ndërgjegjësimit për lëvizshmërinë e qëndrueshme dhe në promovimin e ndryshimeve të sjelljes në favor të lëvizshmërisë aktive. Tema e këtij viti pasqyron nevojën që evropianët të lidhen me njëri-tjetrin pas disa muajsh izolimi dhe kufizimesh si rezultat i pandemisë globale COVID-19.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, si koordinatore kombëtare, përveç qyteteve, ku secili është përgjegjës ndaras për aktivitetet në zonat e tyre urbane, fton të gjithë qytetarët, organizatat joqeveritare, kompanitë përgjegjëse shoqërore dhe gjithë sektorin civil në vendin tonë, për t’iu bashkuar kësaj fushate evropiane. Njëkohësisht, MMJPH fton të gjithë aktorët e jetës shoqërore gjatë këtyre 7 ditëve të ndajnë praktikat e tyre më të mira për lëvizshmërinë urbane dhe të ndërmarrin hapa dhe masa që do të mundësojnë një mjedis neutral karboni (përkatësisht, një kontinent neutral karboni), që është synimi afatgjatë i javës evropiane të lëvizshmërisë, dhe të bashkohemi në festimin e 22 shtatorit – Ditës pa makina, duke mbyllur rrugët kryesore për trafikun dhe duke organizuar një paradë biçikletash.

Deri më sot, në shënimin e Javës Evropiane të Lëvizshmërisë 2022 në Maqedoninë e Veriut janë kyçur qytetet Veles, Strumicë, Prilep dhe Komuna e Karbincit ndërsa qytetet e tjera ende kanë mundësi që të kyçen duke u paraqitur në https://registration.mobilityweek.eu/login.php?lang=mk.

Si informacion, në Javën Evropiane të Lëvizshmërisë me aktivitetet e saj në mbarë Evropën dhe botën këtë vit, në fillim të javës janë regjistruar 2320 qytete nga 45 vende nga Evropa dhe bota.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…