Abdiu-Halili: Fillojmë pregatitjet për përpilimin e udhërrëfyesve

Paralelisht me procesin e skriningut, Sekretariati për çështje evropiane në përputhje me kompetencën e vet për të koordinuar procesin e negociatave të anëtarësimit, filloi edhe me aktivitetet për përgatitjen e udhërrëfyesve, që jemi të detyruar t’i përgatisim sipas metodologjisë së re. Në organizim të SÇE nga data 12-14 qershor 2023, janë duke u mbajtur punëtori tematike për përcaktimin e qasjes metodologjike lidhur me hartimin e udhërrëfyesve për Sundimin e Ligjit, Funksionimin e Institucioneve Demokratike dhe Reformën e Administratës Publike, të cilat janë të nevojshme në Klasterin 1 – Vlerat Themelore.

Në punëtori morën pjesë përfaqësues nga institucionet përkatëse: Ministria e Brendshme, Ministria e drejtësisë, Ministria e shoqërisë ingormatike dhe administratës, Ministria e fiancave, Ministria e punës dhe politikës sociale, Avokati i popullit, Kuvendi, Sekretariati gjeneral, Kabineti i zëvendës kryeministrit për qeverisje të mirë, autoritetet gjyqësore, Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve dhe Agjencioni për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele. Punëtoritë u përkrahën nga projekti Mbështetja Nordike për Progresin e Maqedonisë së Veriut, i implementuar nga UNOPS.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…