Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural sot ka bërë pagesën në bazë të nënmasës nga Fondit Inervenues, e cila parasheh mbështetje financiare për qumështin e prodhuar dhe dorëzuar të lopës, deles dhe dhisë.
113.839.560,00 denarë janë paguar për 6.007 shfrytëzues të nënmasës nga Fondi intervenues.
Përfitues të nënmasës 2.3 “Pagesat direkte për qumështin e lopës, deles dhe dhisë të prodhuar dhe të dorëzuar” janë përfituesit e Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2022, përkatësisht njësitë bujqësore – prodhuesit e qumështit të lopës, deles dhe dhisë të regjistruar, në Regjistrin e fermave të llojeve të caktuara të kafshëve (lopë, dele dhe dhi) që përdorin prodhimin e tyre për nevojat e kapacitetit të tyre përpunues ose e kanë prodhuar dhe dorëzuar te një blerës i regjistruar i qumështit të papërpunuar, të regjistruar në Regjistrin e blerësve të produkteve bujqësore, në periudhën nga 01.10.2021 deri më 30.09.2022.
Shuma e mbështetjes financiare është 1 denar për litër qumësht lope, dele dhe dhie të prodhuar dhe dorëzuar blerësve të regjistruar, përkatësisht objekteve përpunuese të regjistruara në Regjistrin e blerësve të produkteve bujqësore.
“Si më parë, ashtu edhe në periudhën në vijim, vazhdojmë me dinamikë të shtuar për zbatimin e programeve për pagesat direkte, zhvillimin rural dhe programin e fondit të inervenues si mekanizmat kryesorë për mbështetjen financiare të shtetit për sektorin e bujqësisë dhe prodhimit vendas ushqimor”, theksoi zëvendësdrejtori Abdullahi.