
Adem Zuberi ka lindur më 29 prill 1983 në Maqedoninë e Veriut dhe jeton në Vrapçisht, Gostivar. Studimet universitare i ka përfunduar në Universitetin e Evropës Jug-lindore në Tetovë, në vitin 2006.
Është profesionist i teknologjisë së informacionit me përvojë të gjatë në zhvillimin dhe menaxhimin e sistemeve informatike për institucione publike, me fokus të veçantë në digjitalizim, transparencë institucionale dhe mbështetje teknike të proceseve zgjedhore.
Që nga 1 prilli 2021 udhëheq Departamentin e IT-së në Agjencionin e aviacionit civil të RMV-së, ku udhëheq planifikimin, administrimin dhe zhvillimin e infrastrukturës dhe shërbimeve IT.
Nga shkurti 2017 deri në 2022 ka qenë i angazhuar si Këshilltar i jashtëm për IT në Komisionin shtetërorë për pengim të korrupsionit, duke kontribuar në iniciativa dhe zgjidhje që rrisin efikasitetin institucional dhe mbështesin mekanizmat e integritetit dhe llogaridhënies.
Prej dhjetorit 2015 është i angazhuar si Ekspert i IT-së në Fondacionin Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES), ku ka qenë pjesë e projekteve që lidhen me modernizimin e administrimit zgjedhor dhe zhvillimin e aplikacioneve të dedikuara për nevoja të proceseve zgjedhore. Gjithashtu, ka qenë i angazhuar si asistent në sektorin e IT-së për asistencë teknike në procesin zgjedhor në Komisionin shtetërorë të zgjedhjeve (2013 – 2026), duke mbështetur proceset zgjedhore.
Nga viti 2022 deri 2025 kryen detyrën si anëtarë i komisionit zgjedhorë partiak.
Me një sfond të gjërë teknik nga sektori privat në zhvillim softuerik dhe menaxhim të bazave të të dhënave, Adem Zuberi kombinon ekspertizën teknike me vizionin strategjik për të ndërtuar sisteme që u shërbejnë qytetarëve dhe institucioneve.
Zotëron gjuhën shqipe (amtare), maqedonishten, kroatishtën dhe anglishtën
Gjendja civile: I martuar dhe baba i një vajze.

1 Comment