Ademi mori pjesë në Konferencën KOSAK në Paris

Sot, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Arbër Ademi,  mori pjesë në Konferencën virtuale të komisioneve për çështje evropiane të vendeve-anëtare të BE-së – KOSAK, që mbahet në Francë, në kuadër të kryesimit të Francës me BE-në.Ademi pati  fjalim në suazat e Panelit të Parë kushtuar “Prioriteteve të Kryesimit të Francës me Bashkimin në periudhën janar-qershor 2022”, për çfarë fjalim hyrës dha Sekretari Shtetëror në Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, z. Klement Bene,Duke e përshëndetur Kryesimin e Francës Ademi, iu referua vitit të kaluar, në të cilin pati përpjekje pozitive nga Kryesimi i Portugalisë dhe i Sllovenisë dhe nga Samiti i Bërdos për realizimin e Vendimit të Këshillit për fillimin e negociatave të anëtarësimit nga 25 mars 2020,  që nuk rezultuan me qëllimin tonë strategjik, që është fillimi i negociatave të anëtarësimit.Në kontekstin e kontestit tonë aktual dypalësh me Bullgarinë, theksoi se Maqedonia e Veriut është e përkushtuar për gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme për tejkalimin e këtij kontesti me Bullgarinë, por edhe për realizimin e reformave që duhet të sigurojnë barazi dhe jetë më të mirë të qytetarëve, dhe njëkohësisht do me thënë edhe  afrim me BE-në. Me këtë rast,  theksoi se ka momente të reja, përkatësisht të dyja vendet kanë qeveri të reja, në Bullgari tashmë është zgjedhur, ndërsa edhe ne të hënën do të duhej të kemi  Qeveri të re.Për kryesimin e Francës me Bashkimin, Ademi theksoi se kemi sinjale pozitive që vijnë nga ana e këtij kryesimi, dhe se Franca dëshiron të tejkalohet kontesti mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe se duhet të respektohet afati kohor i dhënë nga Sofja. Në këtë kontekst theksoi se lajmi i mirë është nëse dosja e Maqedonisë, pra edhe e Shqipërisë, do të zhbllokohen dhe nëse të dyja vendet do t’i nisnin negociatat në përputhje me metodologjinë e re.Në diskutimin e temës, veçanërisht u përshëndet që lartë në  Agjendën e Prioriteteve    është  vendosur edhe Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe mbajtja e Konferencës speciale kushtuar BP në qershor të këtij viti, ndërkaq u bisedua edhe për prioritetet e tjera gjashtëmujore franceze, edhe atë si  Evropë më sovrane, rritje më e madhe ekonomike, migracion e të tjera.

Related posts

Kuvendi

Koordinatore e Grupit Parlamentar Rina Ajdari Rina Ajdari është e lindur më 09.06.1984 në Tetovë. Shkollën fillore dhe të mesme, gjimnazin e…

Kuvendi

Zëvendës Koordinatore e Grupit Parlamentar Dijana Toska Dijana Toska u lind më 4 qershor 1965 në Shkup, ku kreu edhe shkollimin fillor…

Kuvendi

Përbërja e Grupit Parlamentar Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 8 maj 2024, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) garoi si forca udhëheqëse…