Ademi në takim pune me Rot dhe kolegë nga parlamentet e vendeve të rajonit, Shqipërisë, BeH, Serbisë dhe Kosovës

Sot në Bundestagun Gjerman, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, mori pjesë në takim pune me deputetin gjerman Mihael Rot dhe kolegë nga parlamentet e vendeve të rajonit, Shqipërisë, BeH, Serbisë dhe Kosovës.

Ky lloj i evenimentit mundësoi shkëmbimin e mendimeve ndërmjet pjesëmarrësve në lidhje me procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ademi shprehu mirënjohjen e tij të veçantë për mbështetjen e fuqishme shumëdekadëshe të Republikës Federale të Gjermanisë në rrugën tonë integruese euroatlantike. Ai po ashtu theksoi se përveç prioriteteve strategjike të politikës së jashtme – aktiviteteve në NATO dhe anëtarësimit të ardhshëm në BE, Republika e Maqedonisë së Veriut i kushtoi rëndësi të madhe intensifikimit dhe thellimit të bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në takim u diskutua për situatën në vend dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në aspektin e integrimeve euroatlantike.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…