Ademi nga Konferenca e COSAC: Agresioni rus ndaj Ukrainës shkelje flagrante e Kartës së OKB-së

Ne e konsiderojmë agresionin e pajustifikuar të Federatës Ruse kundër Ukrainës si një shkelje flagrante të Kartës së OKB-së, të premisave bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe mbi të gjitha të vlerave të njerëzimit.

Të gjithë ne duhet të jemi të bashkuar dhe në solidaritet me Ukrainën dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë, ne do të bëjmë gjithçka që Ukraina të ketë sukses, të respektohet ligji ndërkombëtar dhe të rivendoset paqja dhe integriteti territorial i Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.

Maqedonia e Veriut mbështet avancimin e bashkëpunimit politik ndërmjet NATO-s dhe Ukrainës, në nivelin më të lartë politik.

*Nga Konferenca e COSAC, e cila po mbahet në Stokholm.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…