Ademi priti në takim deputeten shqiptare në Kroaci, Ermine Lekaj Pralaska

Kryetari  i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Arbër Ademi, sot ka pasur  takim me znj. Ermine Lekaj Pralaska deputete në Kuvendin e Kroacisë.

Znj. Lekaj Pralaska theksoi se është zgjedhur deputete e Kuvendit të Kroacisë si përfaqësuese e pesë bashkësive etnike, në mesin e të cilave të asaj maqedonase dhe shqiptare, dhe se në Kuvend angazhohet për respektimin e të drejtave të tyre të njeriut, të cilat janë të garantuara me Kushtetutën kroate. Në këtë kontekst, theksoi se Republika e Kroacisë është shtet demokratik që bazohet në respektimin e të drejtave nacionale dhe garanton të drejtat themelore të njeriut.

Ademi falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme kroate në proceset tona euro-integruese. E informoi mysafiren nga Kroacia për Raportin pozitiv të KE-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili na është dorëzuar dje. Në të njëjtën kohë, shprehu kënaqësinë që vendi u vlerësua për zbatimin e reformave të brendshme, si dhe për respektimin e plotë të politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë pas agresionit rus kundër Ukrainës. Ademi theksoi se Maqedonia e Veriut është shtet multietnik dhe shembull i suksesshëm i shtetit në të cilin respektohen të drejtat e të gjitha bashkësive etnike dhe se nëse ndryshohet Kushtetuta e vendit tonë, në Preambulë do të përfshihet  komuniteti etnik kroat së bashku me atë bullgar.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…