Ademi priti në takim kryetaren e Këshillit Nacional të Parlamentit Federal të Konfederatës Zvicerane, Irene Kelin

Kryetari dhe anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot realizuan takim pune me kryetaren e Këshillit Nacional të Parlamentit Federal të Konfederatës Zvicerane, Irene Kelin, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Shkup.

Kryetari i Komisionit, Arbër Ademi, në fillim të takimit shprehu respektin dhe kënaqësinë e tij të madhe që po realizohet kjo vizitë zyrtare e nivelit të lartë dhe theks të veçantë u kushtoi projekteve të Konfederatës Zvicerane në vend dhe realizimit të tyre në praktikë. Sa i përket bashkëpunimit bilateral, Ademi nënvizoi se marrëdhëniet bilaterale karakterizohen nga përkrahja dhe respekti i ndërsjellë, dialogu i hapur dhe konstruktiv. Dëshmi për këtë janë vizitat dhe takimet e ndërsjella të përfaqësuesve të të dyja vendeve mike.

Kryetari Ademi shprehu bindjen se bashkëpunimi intensiv bilateral me Konfederatën Zvicerane, e veçanërisht me Parlamentin Zviceran, do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Për vendin tonë do të ishte me rëndësi të madhe shkëmbimi i praktikave dhe përvojave të mira nga Zvicra, veçanërisht në fushën e shumëgjuhësisë.

Irene Kelin falënderoi për kontributin që Republika e Maqedonisë së Veriut e jep si anëtare e NATO-s, duke theksuar se Ballkani Perëndimor ka rol kryesor në aspektin e politikave strategjike të kontinentit dhe në kuadër të BE-së.

Në takim u shpreh vullneti për vazhdimin e bashkëpunimit në nivel parlamentar, dhe veçanërisht u theksuan projektet e realizuara në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat kanë për qëllim forcimin e kapaciteteve të shërbimit parlamentar, dhe në drejtim të zbatimit efektiv të funksioneve kryesore të Kuvendit.

Në diskutim u theksua se në të ardhmen do të angazhohen për të kultivuar marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore mes dy dhomave legjislative, si në nivel deputetësh, ashtu edhe në nivel shërbimesh. Në këtë drejtim, mirëpritëm kontributin e Zvicrës në funksionimin e Institutit Parlamentar në Kuvendin tonë, i cili është rezultat i angazhimit të qeverisë zvicerane në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës dhe Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Republikën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Projekti “Programi për mbështetjen e Parlamentit” për të cilin u nënshkrua memorandumi ndërmjet Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, të përfaqësuar nga Ambasada e Zvicrës dhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Bashkëbiseduesit vlerësuan se marrëdhëniet dhe kontaktet ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Parlamentit të Zvicrës janë miqësore dhe po përparojnë, si në planin bilateral, ashtu edhe në atë multilateral.

Related posts

Pastrimi etnik në institucione: Shqiptarët nën sulmin e qeverisë pa legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” që po vihet në zbatim ndaj…

Ali Ahmeti priti ambasadorin europian Rokas: Bashkimi Europian është alternativa jonë e vetme 

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin e Bashkimit Europian z. Mihalis Rokas. …

Ali Ahmeti takoi ambasadorin turk Fatih Ulusoy

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin turk z. Fatih Ulusoy. Kryetari Ahmeti…