Ademi priti në takim lamtumirës zëvendës ambasadorin e OSBE, Goldstajn

Sot (20 qershor 2023) kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Arbër Ademi pati takim lamtumirës me zëvendësambasadorin e Misionit të OSBE-së në Shkup, z. Xhefri Goldstajn.

Ademi theksoi se është nder i madh për Maqedoninë e Veriut që aktualisht është kryesues aktual i OSBE-së dhe se në këtë cilësi po punon në mënyrë aktive për të mbështetur tejkalimin e sfidave lokale dhe rajonale, me qëllim të stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë rajonin dhe më gjerë, së bashku me vendet e tjera pjesëmarrëse në OSBE, për dalje nga situatat komplekse të sigurisë.

Njëkohësisht, ai falënderoi posaçërisht zëvendësambasadoren Goldstein për aktivitetin dhe angazhimin e deritanishëm për progresin e arritur në vendin tonë në lidhje me zbatimin e reformave për sigurimin e sundimit të ligjit, lirisë së medieve, të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e personave që u përkasin pakicave nacionale, reformat në polici dhe legjislacion dhe sferat që lidhen me mirëqeverisjen.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…