Ademi-Trokaz: Mbështetja franceze për aspiratat europiane të vendit dhe Ballkanit Perëndimor

Sot, Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane,z Arbër Ademi ka zhvilluar takim me
Rene Trokaz, i dërguar special për Ballkanin Perëndimor dhe Matje Abgral kompetent për
Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi dhe për çështjet e sigurisë së BP në Ministrinë
Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme, i shoqëruar nga ambasadori francez në
vendin tonë Sirill Bomgartner.
Në takim, Ademi informoi për zhvillimet aktuale në vend dhe për mundësitë për ndryshime
kushtetuese, për përfshirjen e Bashkësisë bullgare në Kushtetutën tonë, me qëllim
vazhdimin e procesit të negociatave me BE-në. Duke iu referuar progresit të vendit tonë

drejt BE-së, theksoi se pret që ai të ketë trend rritës, duke pasur parasysh proceset e fundit
gjeopolitike në rajon, të cilat janë në drejtim të vazhdimit të procesit të zgjerimit me vendet e
Ballkanit Perëndimor dhe në këtë kontekst, theksoi se duhet mos e humbisni këtë mundësi
unike që kemi, prandaj duhet të japim votën tonë për Evropën, duke shprehur mirënjohjen
për mbështetjen parimore dhe përkushtimin e Francës për eurointegrimin tonë.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se përshpejtimi i proceseve eurointegruese është në interes të
stabilitetit politik, të sigurisë dhe stabilitetit ekonomik në të gjithë rajonin dhe se
paraaderimi dhe së fundi anëtarësimi në BE do të kontribuojnë në zhvillim më të shpejtë
ekonomik dhe social të rajonit, si dhe demokraci më funksionale dhe sundimi i të drejtës
më funksional.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…