Ahmeti: 119 vjet nga Krusheva e deri më sot, qëndruam bashkë mbi vlerat e lirisë, barazisë dhe paqes

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar sot qytetarët e vendit për festën e Ilindenit duke potencuar rëndësinë e kryengritjes së përbashkët të vitit 1903 që bashkoi qytetarët e vendit mbi kauzat jetike të lirisë, barazisë dhe paqes.

Ahmeti ka rikujtuar rrugëtimin e sfidave të fituara 119 vjeçare të vendit nga Krusheva dhe deri më sot, duke potencuar se jemi bërë shembull i paqebërjes dhe të vendosur në tejkalimin e sfidës së rradhës, asaj të integrimit në Bashkimin Europian.

“119 vite më parë nga Krusheva do të fillonte rruga e lirisë, një rrugëtim i gjatë, por triumfues sfidë pas sfide falë gatishmërisë së shumë brezave të këtij nënqielli për të qëndruar bashkë mbi vlerat e lirisë, barazisë dhe paqes.

Mbi frymëzimin e asaj kryengritje të përbashkët të vitit 1903, bashkë nuk lejuam as dekadencën tonë shoqërore, mposhtëm ideologji të përçarjes njëra pas tjetrës bashjë ne sistemet diskriminuese, për të ndërtuar me Marrëveshjen e Ohrit themelet e barazisë ashtu si i ka hije një vendi demokratik dhe si e nisëm 119 vjet më parë.

Tani falë gjithë atyre proceseve të guximshme nëpër të cilat kaluam, jemi vend anëtar i NATO-s, shembull i proceseve të paqebërjes dhe të vendosur që këtë rrugëtim shekullor fitoresh ta vazhdojmë bashkë drejt integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Gëzuar festën të gjithë qytetarëve të vendit!” – ka shkruar Ahmeti në faqen e tij në rrjetin social Facebook.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=596568015170658&set=a.465898708237590
Related posts

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…

Ahmeti pret ambasadoren norvegjeze, konfirmon angazhimin e Poll Villiams mbi platformën e legjitimitetit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar Ambasadoren e Norvegjisë në Maqedoninë e veriut, zonjën Kristin Melsom. Bashkëbiseduesit…

Ali Ahmeti: Beteja për legjitimitet dhe dinjitet në çdo vendbanim dhe institucion

Bashkimi Demokratik për Integrim në Gostivar mbajti një mbledhje në përbërje të gjerë të strukturave të partisë. Në këtë mbledhje, të ftuar…