Ahmeti: 28 Nëntorët e kombit kanë qenë çastet që kanë vulosur përjetësinë tonë kombëtare

Kryetari i BDI Ali Ahmeti me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së flamurit, ka uruar duke thënë se – 28 Nëntorët e kombit kanë qenë çastet që kanë vulosur përjetësinë tonë kombëtare, i kanë dhënë krahë shqipes në flamur, zë gjuhës sonë të bukur dhe gjakun e pastër të bijve që rrënjët e tokës sonë të qëndrojnë përjetë të lira, ka shkruar mes tjerash Ahmeti.

Urime të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen 579 vjetorin e ngritjes së flamurit kombëtar nga Skenderbeu, 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, 25 vjetorin e daljes së parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari, thuhet më tej në urimin e Ahmetit.

“Në robni puna jonë është lufta. Në liri lufta jonë është puna” do të thoshte dikur Mit’hat Frashëri, fjalë që përshkruajnë më së miri rrugëtimin e kombit tonë, mentalitetin e drejtë të tij për të mbrojtur identitetin, trojet e të parëve, dinjitetin dhe synimin e ardhmërisë së ndritur të gjeneratave.
28 Nëntorët e kombit kanë qenë çastet që kanë vulosur përjetësinë tonë kombëtare, i kanë dhënë krahë shqipes në flamur, zë gjuhës sonë të bukur dhe gjakun e pastër të bijve që rrënjët e tokës sonë të qëndrojnë përjetë të lira.
Urime të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen 579 vjetorin e ngritjes së flamurit kombëtar nga Skenderbeu, 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, 25 vjetorin e daljes së parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari!

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…